미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Mbrëmje e tensionuar për Trumpin me gazetarët - sulme ndaj mediave dhe çmim për raportimin mbi Epsteinin

Telegrafi - Lajme
Mbrëmje e tensionuar për Trumpin me gazetarët - sulme ndaj mediave dhe çmim për raportimin mbi Epsteinin

Presidenti amerikan, Donald Trump u përball me një mbrëmje të vështirë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku fjalimi i tij para gazetarëve u shoqërua me momente të sikletshme, shaka pa shumë reagim dhe sulme ndaj mediave.

Trump foli për më shumë se një orë në hotelin Waldorf Astoria në Uashington, duke përsëritur kritikat e tij ndaj mediave, të cilat shpesh i ka quajtur “lajme të rreme”.

Ai gjithashtu sulmoi kundërshtarët politikë dhe akuzoi disa gazetarë për një qëndrim armiqësor ndaj tij.

Edhe pse presidenti amerikan u përpoq të mbante një atmosferë më të lehtë me disa batuta, disa prej tyre nuk morën reagimin e pritur nga publiku, duke krijuar momente heshtjeje në sallë.
- YouTube www.youtube.com

Një nga momentet më të sikletshme të mbrëmjes erdhi gjatë ndarjes së çmimeve për gazetari, kur një ekip i Wall Street Journal u vlerësua për një raportim lidhur me një letër të pretenduar që Trump thuhet se ia kishte shkruar pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein për ditëlindjen e tij të 50-të.

Trump, i cili ka mohuar pretendimet për këtë letër, u detyrua të qëndronte në skenë dhe t’u jepte dorën gazetarëve që morën çmimin.

“Kjo nuk ishte një mbrëmje e lehtë”, tha lideri amerikan, duke u përpjekur të ulte tensionet dhe duke deklaruar se respekton punën e shumicës së gazetarëve.

Ngjarja u mbajt pas një ndërprerjeje të mëparshme të darkës së korrespondentëve, e cila ishte pezulluar për shkak të një incidenti sigurie.

Gjatë mbrëmjes së fundit, Trump vlerësoi punën e forcave të sigurisë dhe Shërbimit Sekret, duke theksuar se konfliktet politike duhet të zgjidhen përmes debatit dhe jo dhunës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.