Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i pushuesve krijon radhë të gjata

Edhe këtë të diel, qarkullimi në aksin Lezhë-Shëngjin dhe në rrugët hyrëse të qytetit është shoqëruar me trafik të rënduar, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve që i drejtohen bregdetit dhe atyre që vijnë nga Kosova.
Radhët e gjata të mjeteve kanë vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve, ndërsa pikat më problematike mbeten hyrja në Lezhë dhe aksi drejt Shëngjinit, ku gjatë fundjavave krijohen shpesh bllokime.
Sipas ekspertëve të transportit, një nga zgjidhjet më efektive për lehtësimin e këtij fluksi është ndërtimi i autostradës Milot-Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.
Ky segment pritet të devijojë trafikun tranzit jashtë qytetit të Lezhës, duke ulur ndjeshëm ngarkesën në rrugët ekzistuese dhe duke përmirësuar qarkullimin, veçanërisht gjatë sezonit turistik./Vizion+ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요