NPL “Kastrioti” në Obiliq rinovon hapësirat e shkollave

NPL "Kastrioti" Obiliq ka njoftuar se kanë vazhduar punimet për mirëmbajtjen e objekteve shkollore, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.
Sipas njoftimit, punëtorët e operativës kanë realizuar punime të lyerjes së disa hapësirave të brendshme në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshev.
NPL "Kastrioti" ka bërë të ditur se këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe mësimit, si dhe krijimin e ambienteve më të pastra, më të sigurta dhe më funksionale për komunitetin shkollor.
Vazhdon pastrimi i institucioneve publike në Obiliq
Punimet, sipas autoriteteve komunale, po zhvillohen sipas planit të paraparë gjatë periudhës kur nuk zhvillohet procesi mësimor, në mënyrë që objektet shkollore të jenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요