Callum Turner rikthehet në xhirime pas dasmës me Dua Lipën

Callum Turner është rikthyer në punë vetëm pak javë pasi festoi dasmën me Dua Lipën në Siçili dhe muajin e mjaltit në Itali.
Aktori 36-vjeçar është fotografuar në New Jersey gjatë xhirimeve të filmit të ri "Possession", ku luan përkrah Margaret Qualley.
Dy aktorët u panë duke realizuar skena dramatike për ribërjen e filmit kult të vitit 1981, i cili do të drejtohet nga Parker Finn dhe pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm, shkruan DailyMail.
Në fotografitë e publikuara nga sheshi i xhirimit, Turner shfaqej i veshur me një pulovër gri të njollosur me gjak artificial, pjesë e skenave që po realizoheshin.
Margaret Qualley, nga ana tjetër, mbante veshur një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë, ndërsa të dy provuan disa herë skena me ngarkesë emocionale.
Ndërkohë, mediet britanike raportojnë se babai i Callum, Laurence Coles, nuk mori pjesë në dasmën e djalit të tij me Dua Lipën.
Sipas raportimeve, ai ndodhej në një tjetër ceremoni në Londër, ndërsa në dasmën në Siçili ishin të pranishëm rreth 200 të ftuar, përfshirë Elton John dhe Charli XCX.
Mungesa e tij ka ngjallur diskutime, pasi më herët ishte raportuar se marrëdhënia mes babait dhe djalit ishte përmirësuar pas shumë vitesh.
Vetë Turner ka folur në të kaluarën për lidhjen e ndërlikuar me të atin, duke treguar se për një kohë të gjatë ata jetuan larg njëri-tjetrit dhe kontaktet mes tyre kanë qenë të kufizuara. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요