Shembet hoteli “Jezero”, pamje nga aksioni në zonën e Ujmanit

ONP 요약
The public enterprise Ibar‑Lepenci, with police support, demolished its hotel Jezero near Lake Ujmanit, marking the 17th illegal structure removal in the area. The Ministry of Environment confirmed the action, citing unauthorized construction on public land.
Është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.
Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, njësitë policore kanë ofruar mbështetje për ndërmarrjen publike dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë zbatimit të këtij procesi.
Aksion në zonën e Ujmanit, policia asiston “Ibër-Lepencin” për lirimin e pronës së uzurpuar
Rrënimi erdhi pasi kishte skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për lirimin e objektit, të cilin ndërmarrja e kishte cilësuar si të uzurpuar.
Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë u rrënuan edhe 11 vila të ndërtuara pa leje në pronën e kësaj ndërmarrjeje.
Veprimet e ndërmarra në zonën e Ujmanit kanë shkaktuar reagime edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kanë kërkuar respektimin e procedurave të rregullta ligjore. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요