Alban Krasniqi e quan “vrasës” Përparim Ramën në një koment në Facebook

ONP 요약
Alban Krasniqi posted on Facebook calling Prishtina mayor Perparim Rama a "murderer". Rama replied with a Facebook post, labeling the language defamatory and warning of legal action.
Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Krasniqi e ka bërë këtë përmes një komenti në një postim të Ramës në rrjetin social Facebook, ku e ka cilësuar kryetarin e kryeqytetit si “vrasës”.
“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria, o vrasës”, ka shkruar Krasniqi në koment.
Foto: Përparim Rama, Facebook, Prsc
Reagimi i tij vjen në një postim të kryetarit Rama në Facebook, ndërsa komenti i Krasniqit është bërë publik bashkë me një pamje të ekranit të këtij komunikimi.
Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Përparim Rama lidhur me këtë koment. /Telegrafi/
*Postimi origjinal nga profili i kryetarit Përparim Rama: ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요