오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스13건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Deputetja e AAK-së: Të lëshohet pe, nuk jam që të shkojmë në zgjedhje të reja

Telegrafi - Lajme
Deputetja e AAK-së: Të lëshohet pe, nuk jam që të shkojmë në zgjedhje të reja

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka bërë thirrje për reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha partitë politike, duke theksuar se vetëm përmes kompromisit mund të zhbllokohet situata politike në vend dhe të zgjidhen institucionet, përfshirë edhe presidenti.

Bytyqi tha se, megjithëse tashmë është bërë praktikë që Kuvendi të thirret në momentet e fundit, më e rëndësishmja është që procesi të prodhojë rezultate.

“Fatkeqësisht ne jemi mësuar me këto situata që të thirret Kuvendi në ditët e orët e fundit. Mirëpo nuk ka peshë ajo nëse kemi rezultat pozitiv. Nëse kemi rezultate pozitive, kemi frymë të mirë dhe po shkojmë rrugës së duhur”, u shpreh ajo.

Deputetja e AAK-së theksoi se përgjegjësia për tejkalimin e ngërçit institucional duhet të ndahet mes të gjitha subjekteve politike.

“Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi nga pak. E dimë që partia e parë, LVV, është përgjegjëse, por edhe partive të tjera opozitare u takon përgjegjësia që të japin kontribut dhe të lëshojnë pe të dyja, si pozita ashtu edhe opozita, që të reflektojnë e të japin kontribut e të ecim si shtet, sepse kemi mbetur mbrapa. Ka ardhur koha e duhur për të reflektuar”, deklaroi Bytyqi.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që, pavarësisht përkatësisë politike, të vendosin interesin e shtetit mbi interesat partiake.

“Është një kohë ku po ballafaqohemi të gjithë. Deputetët e zgjedhur duhet të reflektojnë, secili individualisht, pavarësisht partisë politike që i përkasin. Duhet të marrin përgjegjësi dhe secili nga pak të japim kontributin tonë që vendi të mos bllokohet kështu”, tha ajo.

Duke folur për zhvillimet politike, Bytyqi përmendi edhe kuvendin e brendshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili pritet të mbahet të enjten, duke shprehur shpresën se pas tij mund të krijohen kushtet për dialog mes partive.

“Individualisht, të enjten LDK-ja ka kuvendin e brendshëm. Uroj që ngadalë të hyhet në bisedime dhe të arrihet marrëveshje që vendi të mos shkojë në zgjedhje”, u shpreh deputetja.

Në fund, Bytyqi tha se nuk e sheh zgjedhjet si zgjidhje dhe shpreson që sa më shpejt të arrihet marrëveshja për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë.

“Edhe personalisht nuk jam që vendi të shkojë në zgjedhje. Uroj që të zgjidhen krejt, si presidenti ashtu edhe qeveria”, përfundoi ajo./Tv Dukagjini/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

12건 · 2개 매체
중도 성향 100%
2개 매체

Pantina: LDK-ja gaboi herën e kaluar që nuk propozoi emra për president

KOHA.net - Lajme
중도 성향

Abdixhiku: E kam konsideruar Kuvendin e së enjtes të panevojshëm, të pakohë, të pavend

Telegrafi - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Fiscalía rechaza cuestionamientos de Fernández y Chaves sobre traslado de alias “Diablo”

Delfino.cr - Portada

Turanza EV: El auge de los vehículos eléctricos impulsa una nueva generación de neumáticos

Delfino.cr - Portada

Museo Calderón Guardia inaugurará exposición sobre la historia y evolución de la acuarela costarricense

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

“E luta për pesë vjet të largohej prej tij”, ish-bashkëshorti i influencueses së vrarë rrëfen dramën

Telegrafi - Lajme

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Telegrafi - Lajme

Bruno Guimaraes me shumë gjasa do t'i bashkohet gjigantit anglez

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.