관련 뉴스7건3개 미디어
general
중도 성향

Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

Telegrafi - Lajme
Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte (e shtunë) në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, teksa në Xheda të Arabisë Saudite do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Përveç rëndësisë së madhe sportive, përballja pritet t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare.

Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për duelin vlerësohet në rreth 5 milionë funte.

Nga kjo shumë, Joshua pritet të përfitojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Prenga rreth 1 milion funte. Megjithatë, këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga organizatorët.

Për boksierin shqiptar, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij.

Prenga ka një mesazh për shqiptarët para meçit të jetës kundër Joshuas

Promotori amerikan Lou DiBella ka konfirmuar se Prenga do të shpërblehet me një shumë të konsiderueshme për këtë përballje, duke theksuar se ajo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që shqiptari ka përfituar më parë.

Në anën tjetër, të ardhurat e të dy boksierëve mund të rriten edhe më tej përmes përfitimeve dytësore, veçanërisht atyre që lidhen me marketingun dhe marrëveshjet komerciale.

Kështu, për Prengën kjo nuk do të jetë vetëm sfida më e madhe sportive deri më tani, por edhe një hap i rëndësishëm financiar në karrierën e tij profesionale./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.