미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

Telegrafi - Lajme
Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

Tre persona kanë humbur jetën të martën në Kosovë, dy prej tyre vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa rasti i tretë po hetohet nga autoritetet si "hetim i vdekjes", pasi një person u gjet pa shenja jete në komunën e Vitisë.

Aksidenti i parë me pasojë vdekjen ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Komoran të Drenasit.

Vetaksident me fatalitet në afërsi të Komoranit - vdes një person, lëndohen tre të tjerë

Sipas Policisë së Kosovës, një veturë me targa vendore u përfshi në aksident, ku një grua humbi jetën.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore pësuan edhe tre persona të tjerë – një burrë dhe dy gra.

"Fsh. Komoran, Gllogoc / 21.07.2026 – 05:30. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku e përfshirë ka qenë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një femër kosovare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë për Obduksion.Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", thuhet në raport.

Një tjetër aksident fatal u regjistrua rreth orës 10:00 në rrugën "Besim Ndreca" në Suharekë.

Vetaksident në Shirokë të Suharekës, vdes një 52 vjeçar

Sipas policisë, drejtuesi i një veture humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me një objekt.

Ai pësoi lëndime vdekjeprurëse dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

"Rr. Besim Ndreca, Suharekë / 21.07.2026 – 10:05. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në një objekt. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.Edhe në këtë rast, prokurori urdhëroi që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", thuhet në raportin 24 orësh.

Ndërkohë, në Viti, rreth orës 16:30, një burrë u gjet pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

"Viti/ 21.07.2026 – 16:40. Lidhur me rastin nga mjeku kujdestar është konstatuar që viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë", thuhet në raport. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.