오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
관련 뉴스3건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

376 mijë euro dëme nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kërqeli rrëfen ndërhyrjen e natës kritike

Telegrafi - Lajme
376 mijë euro dëme nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kërqeli rrëfen ndërhyrjen e natës kritike

Në gjykatën themelore në Prishtinë, drejtori në departamentin e ujë-rigjenerimit në Ibër-Lepenc, Ernes Kërqeli ka dëshmuar për natën kritike të 24 nëntorit të vitit 2024 ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai tha se dëmi i shkaktuar në kanalin e Ibër-Lepencit ishte mbi 376 mijë euro.

Kërqeli para trupit gjykues tha se në natën kritike janë vendosur gjashtë gypa në mënyrë që uji të mos ndalet për Kosovën B.

“Në kohën kur kam marrë njoftimin prej punëtorëve tonë, rreth orës 19:00, në mbrëmje për sulmin kam njoftuar ekipet, kryeshefin ekzekutiv Faruk Mujka për ndodhinë që na ka ndodhur, nuk e kemi ditur dëmin dhe lokacionin e saktë. Pas njoftimit prej punëtorëve tonë kemi marrë njoftim edhe nga policia e Kosovës dhe të gjithë ekipet i kemi nisur për në atë pjesë. Pas një kohë të shkurtër kam mbërri prej Gjilanit së bashku me kolege në vendngjarje dhe kemi pa që dëmi ishte jashtëzakonisht i madh.

Ne si ndërmarrje nuk jemi ballafaquar asnjëherë me aso fëmijë. Fatmirësisht kemi pasur ekipe me makineri të rëndë të cilët kanë qenë duke punuar në komunën e Zubin Potokut, i kemi thirrur ekipet dhe kemi filluar me mendu në sanimin e dëmit në mënyrë që uji të mos ndalej në rrjedhën e poshtme të kanalit. Pasi kemi pritur leje nga policia dhe organet kompetente, ne kemi ndërmarrë masat qe në atë pjesë të dëmtuar te kanalit ta vendosum një zgjidhje të përkohshme. Meqenëse dëmi ka qenë i madh zgjidhja që e kemi bërë atë ditë nuk ka qenë 100 përqind funksionale edhe pse kemi vendosur gjashtë gypa në mënyrë që uji të vazhdojë dhe të mos ndalet për Kosovën B”, tha ai.

Tutje, ai tha se më 24 nëntor kur ka ndodhur sulmi, ekipi i ndërmarrjes ka arritur të kthej furnizimin vetëm 75 përqind.

Furnizimi për ujësjellësin, sipas tij, është ndalur për 3-4 ditë.

“Ne kemi arritur në natën kritike, me e kthy furnizimin vetëm 75 përqind të furnizimit të rregullt. Prej kohës kur ka ndodhur sulmi, ne rreth ores 2:00 kemi srritur me funksionalizu zgjidhjen e parë. Pas kësaj, kjo zgjidhje nuk ka qenë finksionale për shkak të dëmit në pjesën e fundme, ne kemi vazhduar me zgjidhjen tjetër. Furnizimi për ujësjellësa ëshyë ndërprerë 3-4 ditë dhe pas pesë ditë ujësjellësat nuk kanë mu dur me marrë fillimisht në kapacitete të plota”, tha ai.

Dëmi mbi 376 mijë euro u sanua përmes projektit të financuar nga Banka Botërore.

“Ne dëmin e shkaktuar e kemi sanuar nëpërmjet një projekti i cili ka qenë paraprakisht duke i zhvilluar, është kredi e marrë tek banka botërore që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit. Me këtë projekt ne kemi sanuar dëmin që na është shkaktuar nga sulmi dhe ky raport, është përpiluar prej konsulencës kompanitë që ne kemi angazhuar për mbikëqyrje për këtë projekt dhe Bankës Botërore dhe dëmi është mbi 376 mijë euro”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Ibër-Lepencit tha se nuk i ka takuar asnjëherë të akuzuarit.

Ai u pyet edhe nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli se kush ishte i pranishëm në vend të ngjarjes.

“Forcat policore, KFOR dhe punëotrë tonë të cilët kanë mbërritur më shpejtë se une. Ne nuk kemi filluar me sanuar pa na dhënë hetuesia aprovimin, kanë qenë duke i marrë mostrat dhe ekspert2 të tjerë kanë ardhur”, tha ai.

Kërqeli tha se nuk ka vërejtur ndonjë gjurmë njeriu. Ai tregoi se çfarë dëme ishin shkaktuar po të mos ndërmerrej veprime po atë natë.

“Dëmet kishin me qenë shumë të mëdha për qytetarët e Kosovës. Rrymë nuk di të kishim, linja telefonike, mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës nuk do të kishin as pjesë te termokosit, nuk do të mundeshin të furnizohen me nxemje, QKUK nuk do të kishte energji dhe nxemje dhe furnizim me ujë që është element kryesorë për higjienë. Ndalja e menjëhershme e termocentralit B shkakton pasoja të mëdha në infrastrukturë. Do të ishin të mëdha edhe në infrastrukturën e KEK-ut. Do të ishin milionëshe për një ditë, çdo ditë që do të vonoheshim dëmet do të rriteshin milion”, tha Kërqeli. /KP/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

2건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Heredia renueva siete paradas de autobús con infraestructura accesible para beneficiar a 65.000 personas usuarias

Delfino.cr - Portada

La mitad de año es una buena oportunidad para fortalecer sus finanzas

Delfino.cr - Portada

¿Qué tipo de ciudad queremos y cómo la construimos?

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Maldini dhe Leonardo do të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në kombëtaren e Italisë pas vetëm 16 ditësh

Telegrafi - Lajme

Njeriu më i pasur i Evropës kundërshton pretendimet se zyra e tij nuk do të punësojë njerëz të shëndoshë

Telegrafi - Lajme

Mes zjarreve që kanë përfshirë Francën, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shijojnë pushimet

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.