미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Julia dhe Lorenzo shpallen fitues të sezonit të 13-të të 'Love Island'

Telegrafi - Lajme
Julia dhe Lorenzo shpallen fitues të sezonit të 13-të të 'Love Island'

Julia dhe Lorenzo janë shpallur fitues të sezonit të 13-të të Love Island, duke fituar çmimin prej 50 mijë funtesh pas votimit të publikut.

Lajmin e bëri të ditur prezantuesja Maya Jama gjatë finales së spektaklit.

Në vendin e dytë u renditën Jasmin dhe Kavan, derisa Simba dhe Angelista përfunduan të tretët.
Foto: Shutterstock

Finalja u shoqërua me një eliminim të papritur, pasi Yasmin dhe Tommy u larguan nga vila pak para shpalljes së tre çifteve finaliste.

Ata u zgjodhën për t'u eliminuar nga çifti Mica dhe Samraj, të cilët ishin larguar më herët. Ishte hera e parë në historinë e emisionit që një çift eliminohej gjatë vetë finales.
Foto: ITV

Pas largimit, Tommy tha se ishte i lumtur që kishte gjetur personin e duhur në emision dhe Yasmin e cilësoi eksperiencën në Love Island si më të mirën e jetës së saj, duke thënë se kishte mësuar shumë për veten dhe kishte krijuar miqësi të reja.

Ajo pranoi se eliminimi ishte një surprizë, por besonte se ishte vendimi i duhur bazuar në çiftet që kishin mbetur në garë. /Telegrafi/
Foto: Shutterstock
- YouTube www.youtube.com ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.