오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Pique shpjegon pse Messi mbetet arma më e madhe e futbollit: Ai frymëzon të gjithë ekipin

Telegrafi - Lajme
Pique shpjegon pse Messi mbetet arma më e madhe e futbollit: Ai frymëzon të gjithë ekipin

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, Gerard Pique, ka vlerësuar edhe një herë Lionel Messin, duke theksuar se inteligjenca e tij në lojë është arsyeja kryesore pse vazhdon të dominojë edhe në fazën e fundit të karrierës.

Sipas Piques, kapiteni i Argjentinës ka ditur të përshtatë në mënyrë perfekte stilin e tij të lojës, duke mbetur vendimtar në Kupën e Botës dhe një burim frymëzimi për bashkëlojtarët.

“Messi ka shumë cilësi dhe njëra prej tyre është inteligjenca. Ai e di se nuk është më fizikisht 25 vjeç, por e kupton në mënyrë perfekte se ku duhet të pozicionohet për të qenë i rrezikshëm”.

“Talenti i tij është i lindur, unik. Ai gjithmonë gjen pozicionet më të mira pranë zonës, lidhet shpejt me shokët përmes pasimeve të shkurtra ose hapet në krah për të dhënë krosime fantastike. Për të mos përmendur se mbetet realizuesi më i mirë brenda zonës”.

“Ai frymëzon lojtarët e tjerë dhe i motivon të japin më të mirën. Një nga shembujt më të mirë ishte ndeshja ndaj Anglisë. Besoj se edhe Kombëtarja e Spanjës e ka analizuar me kujdes atë paraqitje”, deklaroi Pique.

I pyetur nëse një tjetër triumf në Kupën e Botës do ta bënte Messin favorit absolut për ta fituar edhe një herë Topin e Artë, Pique pranoi se kriteret e këtij çmimi janë bërë të paqarta.

“Për Topin e Artë, sinqerisht e kam humbur fillin se çfarë vlerësohet, sepse çdo vit duket se kriteret ndryshojnë. Asnjëherë nuk është shpjeguar qartë se çfarë ka më shumë peshë”.

“Natyrisht, Messi e meriton ta fitojë dhe do të ishte mënyra më e bukur për ta përmbyllur karrierën e tij”.

Megjithëse dëshiron që Spanja të shpallet kampione e botës, Pique nuk e fshehu se do të ishte po aq i lumtur nëse trofeun do ta ngrinte edhe ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona.

“Që kur jam tërhequr nga futbolli, e shoh lojën ndryshe. Kur luaja, mbroja ekipin tim deri në fund, pa marrë parasysh asgjë. Tani e shijoj futbollin si spektator, ashtu siç e shikoja dikur me babanë tim”.

“Shpresoj që Spanja të fitojë, por nëse fiton Argjentina, do të jem po aq i lumtur për Messin”, përfundoi Pique. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Gobierno promete no subir impuestos, pero alista 24 acciones fiscales

Delfino.cr - Portada

Wadi Rum's 'Martian Domes' Bring a Space-Like Tourism Experience to Jordan

Jordan News

Summer Lip Care: Tips for Keeping Your Lips Healthy

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Prishtina njofton për devijime në linjat e autobusëve për shkak të punimeve në rrugën “Ilir Konushevci”

Telegrafi - Lajme

Mickoski: Qeveria do t'i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan nga moti i keq në Shkup

Telegrafi - Lajme

Refuzoi të luante në Ligën e Kampionëve, Flick ka humbur besimin te ylli i Barcelonës

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.