미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Benita Zena për Big Brother: Më ishte bërë padrejtësi, e kam merituar ndoshta edhe fitoren

Telegrafi - Lajme
Benita Zena për Big Brother: Më ishte bërë padrejtësi, e kam merituar ndoshta edhe fitoren

Benita Zena ka folur për herë të parë më gjerësisht pas rrugëtimit të saj në Big Brother, duke komentuar eliminimin pak para finales dhe reagimin e publikut ndaj saj.

Në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, e pyetur nga moderatori Butrint Pasjaqa se pse mendon se u eliminua në një moment kur po fitonte gjithnjë e më shumë pëlqimin e publikut, Benita tha se e kishte ndjerë se një skenar i tillë mund të ndodhte.

Ajo tregoi se momenti i eliminimit nuk ishte krejtësisht i papritur për të, sidomos pasi dëgjoi reagimet gjatë spektaklit.
Foto: Instagram

“Me të treguar të drejtën, nuk ka qenë diçka befasi për mua. E kam pritur deri në një moment. Kur e kam dëgjuar publikun dhe kur Jonida thotë Benita apo Hygerta, kur e kam ndjerë Bugattin, thashë: shkova unë. Kur u zgjat, thashë se me siguri do të ndodhë një padrejtësi”, u shpreh ajo.

Benita tha se, pavarësisht mosarritjes së finales, beson se ka fituar diçka më të rëndësishme, mbështetjen e publikut.

“E kam marrë zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. E kam merituar ndoshta edhe fitoren”, deklaroi ajo.

Gjatë intervistës, foli edhe për dasmën e Klodit dhe Elijonës, moment i cili mori shumë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në reality show.

View this post on Instagram

A post shared by Artistet Shqiptare (@artistet_shqiptare)

Benita theksoi se në një format të tillë është normale që emocionet, dramat dhe momentet spektakolare të jenë pjesë e lojës.

“Kur je në një reality show, deshe apo nuk deshe, ke hyrë për të bërë show. Njerëzit kur e hapin televizorin duan të shohin skena, drama dhe momente interesante. Asnjë lot nuk ka qenë fals. Ka pasur pak shou dhe pak përnjëmend”, tha tutje. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.