미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së

Telegrafi - Lajme
Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë mori vendimin dhe ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP-së. Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre.

Ish-zëvendësdrejtori dhe drejtori i komanduar dhe shefi i financës dhe shërbimeve mbështetëse janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie.

Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

Atentati i Rinasit

Në rrethrrotullimin e Rinasit, një automjet i zuri pritë mjetit ku po udhëtonte Mustafa Sheqeri dhe Gilmando Dani. Tre persona dolën prej mjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Gilmando Dani ishte pasagjer, si pasojë e të shtënave humbi jetën në vend. Autorët dyshohet se u larguar në drejtim të Fushë Krujës ku vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Halil.

Gilmando Dani njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ai u dënua me 12 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024. /euronews.al/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.