오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet - Vuçiq mund të përballet me pasoja

Telegrafi - Lajme
Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet - Vuçiq mund të përballet me pasoja

Raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit të akuzuar e të kërkuar në Kosovë për rastin Banjska dhe jo vetëm, Milan Radoiçiq janë delikate dhe jo gjithaq të mira, për të mos thënë edhe tronditëse.

Kështu thotë themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe njëri nga ekspertët më të njohur të zhvillimeve politike, por edhe të historisë në Ballkan, e sidomos në Kosovë e Serbi, Dushan Janjiq.

Sipas tij, Radoiçiqi nuk është thjesht një figurë me të kaluar kriminale, por një lojtar jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i rrezikshëm, i cili ka shtrirje më të madhe influence në pjesën e veriu të Kosovës. sesa vetë presidenti i Serbisë.

E dini, unë jam përplasur me Radoiçiqin, rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe, mbi të gjitha, për shkak të kritikave të ashpra emocionale, por të argumentuara dhe të justifikuara, të Rada Trajkoviqit. Por, objektivisht, këtë e kam thënë atëherë dhe e përsëris edhe tani: Radoiçiq është një lojtar më serioz dhe më i fuqishëm në atë hapësirë të vogël sesa Vuçiqi. Dhe ajo hapësirë e vogël nuk është vetëm Banjska, nuk është vetëm disiplinimi i Listës Serbe. Kjo shkon shumë më thellë, deri te bashkëpunimi me disa politikanë shqiptarë. Pra, Radoiçiq nuk është thjesht një kriminel. Ndoshta ka një të kaluar kriminale, por ai është një njeri i aftë, shumë i aftë për zbatim dhe mbikëqyrje, jo për planifikim.

Janjiq thotë se Radoiçiq mund të ketë lidhje edhe me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, përfshirë ata ndërkombëtarë, që e bëjnë atë një person të pamenaxhueshëm, teksa shton se nga veprimet e tij potenciale në të ardhmen ka shumë frikë Vuciq por edhe qarqet tjera në Beograd.

Sipas Janjiq, Radoiçiq nuk hyri në Banjskë pa ndonjë planifikim paraprak dhe pa dijeninë e Beogradit, por edhe të disa qendrave të mëdha ndërkombëtare.

“Për shkak të kontakteve të tij ndërkombëtare… jo vetëm për shkak të sanksioneve, ai tani ka sanksione në Evropë, në Britani, mendoj edhe në Amerikë, dhe nuk është arrestuar. Pra, mendoj se njerëz si ai, si dhe i gjithë rasti i Banjskës, që për dalim nga tjerët, kanë hyrë me vetëdije në një vend të tillë për t’u bërë objekt ose subjekt negociatash dhe bisedimesh. Prandaj nuk jam i sigurt se cilat janë dyshimet dhe frikërat kryesore të Vuçiqit nga Radoiçiqi. A është se, nëse e dënon, askush në Serbi nuk do të shqetësohej? Apo nëse Radoiçiq kthehet kundër tij dhe dëshmon kundër Vuçiqit? Marrëdhënia e tyre është shumë, shumë delikate. Mendoj se formalisht Radoiçiq nuk është kumbar i tij. E dini, në traditën serbe kumbarët tradhtojnë kumbarët, por Vuçiq ka 350 kumbarë. Mund ta imagjinoni sa është rritur ndikimi i Radoiçiqit, i cili di t’i përdorë ata. Unë nuk do të shqetësohesha për Radoiçiqin, por Vuçiqi duhet të shqetësohet. Ndërsa, se a duhet të përgjigjet për atë që ka ndodhur, duhet, jep me kusht që të hapen vërtet kartat, si amerikane ashtu edhe britanike, për të treguar çfarë ka ndodhur realisht”, tha ai.

Krejt kjo situatë, siç thotë Janjiq, sugjeron se ngjarja në Banjskë mund të ketë qenë e ditur ose e monitoruar nga afër nga agjencitë e huaja, duke e kthyer atë në një mjet për negociata dhe presione të fshehta./KosovaPress/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Risks of Sleeping with Your Phone Under the Pillow... It’s Not Just About Overheating

Jordan News

Key Skills That Make You Indispensable at Work

Jordan News

Settlers Burn Mosque Under Construction in Qusra, South of Nablus

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Samsung Electric dhe SK Group nënshkruajnë marrëveshje prej 950 miliardë dollarësh, ndërsa Koreja e Jugut zotëron fuqi të inteligjencës artificiale

Telegrafi - Lajme

Pse drita e presionit të gomave ndizet kur bën ftohtë?

Telegrafi - Lajme

VLEN: BDI po e zhvlerëson politikën shqiptare dhe po bllokon Ligjin për Përfaqësim të Drejtë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.