미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Franca po e dëbon propaganduesen ruse, Ksenia Fedorova

Telegrafi - Lajme
Franca po e dëbon propaganduesen ruse, Ksenia Fedorova

Franca ka vendosur të dëbojë Ksenia Fedorovan, ish-drejtuese e medias ruse të financuar nga Kremlini RT France, duke e akuzuar se aktivitetet e saj përbëjnë kërcënim për interesat themelore të vendit dhe rendin publik.

Ministria e Brendshme franceze deklaroi se veprimtaria e Fedorovës ka ndikuar në përhapjen e mesazheve që konsiderohen të dëmshme për sigurinë dhe interesat kombëtare të Francës.

Pas mbylljes së RT France pas sanksioneve evropiane ndaj mediave ruse, Fedorova vazhdoi aktivitetin e saj publik dhe u bë një nga figurat më të njohura pro-ruse në skenën mediatike franceze.

Ajo ka qenë një e ftuar e rregullt në televizionin CNews, ku ka komentuar çështje politike dhe ndërkombëtare, shkruan lemonde.

Vendimi i autoriteteve franceze vjen pas kritikave të vazhdueshme ndaj rolit të saj në përhapjen e narrativave të Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Në muajin qershor, grupi politik Renew Europe në Parlamentin Evropian kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Fedorovës, duke e akuzuar për përhapje të propagandës ruse lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Dëbimi i saj është pjesë e masave më të gjera të vendeve evropiane për të kufizuar ndikimin e fushatave të dezinformimit të lidhura me Rusinë pas nisjes së luftës në Ukrainë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.