미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Largohet deponia ilegale pranë lumit Llap në Milloshevë

Telegrafi - Lajme
Largohet deponia ilegale pranë lumit Llap në Milloshevë

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka përfunduar me sukses aksioni për largimin e deponisë ilegale pranë lumit Llap, në fshatin Milloshevë.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në bashkëpunim ndërmjet KEK-ut dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, nën udhëheqjen e drejtorit Rinor Kurteshi, me qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe ruajtjen e pastërtisë në këtë zonë.

Komuna ka bërë të ditur se, falë angazhimit të përbashkët, deponia është larguar me sukses, ndërsa rezultatet e aksionit janë publikuar edhe përmes një videoje.

Nga Komuna e Obiliqit kanë falënderuar KEK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj iniciative, ndërsa kanë apeluar te qytetarët që të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe të shmangin krijimin e deponive ilegale.

“Bashkë për një Obiliq më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.