Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit

ONP 요약
On 28 July 2026, a construction site accident in Prishtina killed one worker and left another seriously injured. Authorities have launched investigations and arrested suspects related to the incident.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor pas një përleshjeje që ka ndodhur në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, rreth orës 21:25, ndërsa dyshohet se lidhet me një konflikt të mëhershëm të ndodhur një ditë më parë, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Nga hetimet fillestare dyshohet se më 28 korrik, në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, dy personat e dyshuar me inicialet F.K., 22 vjeç, dhe F.K., 20 vjeç, kanë sulmuar një 23-vjeçar duke përdorur mjete të forta.
Sipas Policisë, viktima është goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Me autorizim të prokurorit kujdestar, ndaj rastit është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요