관련 뉴스3건3개 미디어
진보 성향 33%중도 성향 67%
보수 성향 매체엔 안 보이는 이슈
general
중도 성향

Zendaya kritikohet për vënien e vathëve të lashtë iranianë në promovimin e filmit "Odisea"

Telegrafi - Lajme
Zendaya kritikohet për vënien e vathëve të lashtë iranianë në promovimin e filmit "Odisea"

Aktorja amerikane, Zendaya, është përballur me kritika pasi gjatë promovimit të filmit "Odisea" në Londër u shfaq me një palë vathë të realizuar nga artefakte iraniane rreth 2.700 - 3.000-vjeçare.

Arkeologë dhe historianë të artit e cilësuan këtë veprim si të papërshtatshëm, duke argumentuar se trashëgimia kulturore nuk duhet të përdoret si aksesor mode apo për promovimin e filmave.

Ata theksojnë se vathët janë krijuar nga objekte antike që besohet se janë plaçkitur nga thesari i famshëm Ziwiye në Iran.
Zendaya faces backlash again after wearing 3,000-year-old Glenn Spiro earrings at 'The Odyssey' London photocall.

The earrings feature authentic gold discs from the Ziwiye Treasure, dating to the 8th–7th century BCE in northwestern Iran. pic.twitter.com/XCibVaAGUu
— 21  (@thegala21) July 14, 2026

Sipas kritikëve, përdorimi i këtyre artefakteve banalizon dhe përvetëson trashëgiminë kulturore iraniane.

Profesorja e historisë së artit, Sussan Babaie, u shpreh e habitur që askush nga ekipi i aktores nuk e pa këtë si një zgjedhje problematike, duke theksuar se objekte të tilla kanë vlerë historike dhe shpirtërore, e jo thjesht estetike.

Nga ana tjetër, galeria londineze Barron, e cila zotëron vathët, deklaroi se artefaktet administrohen në mënyrë të ligjshme dhe se huazimi i tyre nuk kishte qëllim komercial.

Sipas galerisë, synimi ishte të promovohej mjeshtëria e artizanëve të lashtë persë dhe të rritej ndërgjegjësimi për trashëgiminë kulturore të Iranit.
Zendaya vitte el a balhét Hollywood bűnéért: a feketepiacról vettek neki egy 3000 éves ékszert.https://t.co/oIv2OL5469

Fotó: Shane Anthony Sinclair / Getty Images#Zendaya #jewellery #hollywood #TheOdyssey #indexhu pic.twitter.com/7NqJLVFEsT
— Index.hu (@indexhu) July 22, 2026

Zendaya dhe ekipi i saj stilistik nuk kanë reaguar ende ndaj kritikave. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.