Lionel Messi i ka njoftuar shokët e kombëtares së Argjentinës me vendimin e së ardhmes

Lionel Messi thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës te Argjentina se finalja e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij ndërkombëtare.
Sipas gazetarit Hernan Castillo, kapiteni i Albiceleste njoftoi vendimin e tij të rëndësishëm gjatë një fjalimi emocional në dhomën e zhveshjes para të gjithë skuadrës pas përfundimit të turneut të FIFA-s.
“Leo Messi u tha shokëve të tij të ekipit kombëtar të Argjentinës se finalja e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte ndeshje e tij e fundit për ekipin kombëtar”.
IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026
“Pas finales, ai mbajti një fjalim emocional para shokëve të ekipit", raportoi Castillo.
Ndryshe, Messi ishte lojtari kryesor i Argjentinës këtë Botëror, duke shënuar tetë gola dhe katër asistime, duke dërguar kombëtaren e tij në finale, të cilën e humben nga Spanja në vazhdime me rezultat 1-0. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요