관련 뉴스22건2개 미디어
general
중도 성향

Komuna e Rahovecit fton qytetarët të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve nga erërat e forta

Telegrafi - Lajme
Komuna e Rahovecit fton qytetarët të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve nga erërat e forta

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët që kanë pësuar dëme nga erërat e forta të 21 korrikut se kanë afat deri më 31 korrik për të paraqitur kërkesat për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Sipas njoftimit të komunës, kërkesat duhet të dorëzohen personalisht në Administratën Komunale të Rahovecit, në sporteleve nr. 6, 7 dhe 8.

Për aplikim, qytetarët duhet të dorëzojnë kërkesën për kompensimin e dëmit të shoqëruar me fotografi me ngjyra të dëmeve të shkaktuara, kopjen e letërnjoftimit si dhe konfirmimin e llogarisë bankare.

Pas pranimit të kërkesës, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do të kontaktojë aplikuesit për të kryer inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.

Për informata shtesë, qytetarët mund t'i drejtohen Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Komuna e Rahovecit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e caktuar dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm brenda 31 korrikut, pasi kërkesat e paraqitura pas kësaj date nuk do të merren në shqyrtim. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.