오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Koncerti i Bad Bunny-t përfundon në kaos në Milano, 80 mijë persona evakuohen pas reshjeve të breshërit, fansat pësojnë lëndime në kokë

Telegrafi - Lajme
Koncerti i Bad Bunny-t përfundon në kaos në Milano, 80 mijë persona evakuohen pas reshjeve të breshërit, fansat pësojnë lëndime në kokë

Një koncert i Bad Bunny-t përfundoi në kaos për shkak të reshjeve me breshër me madhësinë e topave të golfit, duke lënë disa fansa me lëndime në kokë.

Koncerti, që po mbahej të shtunën në mbrëmje në hipodromin e hapur La Maura në Milano, u ndërpre për shkak të motit të keq, i cili ka goditur pjesë të mëdha të Evropës gjatë javëve të fundit.

Pamjet nga koncerti treguan shkallën e lëndimeve të pësuara nga disa prej afro 80 mijë fansave të pranishëm në koncertin e dytë dhe të fundit të Bad Bunny në Milano, në kuadër të turneut botëror Debí Tirar Más Fotos.

Një video e publikuar në TikTok tregonte një grua duke i hequr copa pëlhure të përgjakura nga koka e një burri, i cili dyshohet se ishte goditur nga breshëri.

Një tjetër video shfaqte një grup grash që ecnin së bashku nën disa pallto të trasha, të cilat i mbanin mbi kokë për t'u mbrojtur nga breshëri.

Shumë të pranishëm u panë në videot e publikuara në internet duke hapur çadra ose duke mbajtur palltot mbi kokë për t'u mbrojtur.

Era e fortë, vetëtimat, shiu dhe breshëri e detyruan Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, ta ndërpriste koncertin që në këngën e shtatë.

Përmes altoparlantëve në ambientet e koncertit, publikut iu kërkua të largohej sa më shpejt nga vendi i ngjarjes.

Sipas organizatorëve, evakuimi nisi rreth orës 21:30 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 22:20.

Pas konsultimeve me policinë lokale, drejtori i LiveNation Italy, Roberto De Luca, njoftoi se koncerti do të anulohej plotësisht, nuk do të ricaktohej në një datë tjetër dhe se të gjithë fansat do të rimbursoheshin për biletat.

"Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur për të menaxhuar sa më mirë situatën emergjente që preku 78 mijë spektatorët e koncertit të Bad Bunny," tha ai.

"Duhet ta them se është një situatë me të cilën nuk jam përballur kurrë më parë gjatë 45 viteve të punës sime në këtë fushë."

De Luca shtoi:

"Jemi këtu për të falënderuar personelin e sigurisë, i cili luajti një rol vendimtar në garantimin e sigurisë së turmës. Gjithashtu falënderojmë publikun, i cili gjatë emergjencës ruajti qetësinë dhe bashkëpunoi."

Ndërkohë, në pjesë të tjera të Evropës, qindra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa zjarret e mëdha vazhdojnë të përhapen në jug të kontinentit.

Spanja po përballet me disa vatra zjarri, ndërsa destinacionet e njohura turistike në Francë mbeten në gatishmëri të lartë për shkak të një vale të re të të nxehtit, e cila pritet të çojë temperaturat pranë 45 gradë Celsius.

Zjarrfikësit në Spanjë vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr të madh në veri të Madridit, i cili ka djegur rreth 13 mijë hektarë tokë dhe ka detyruar evakuimin e rreth 700 banorëve.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, tha se qeveria po e monitoron nga afër situatën dhe vlerësoi punën e pandërprerë të ekipeve të emergjencës për përpjekjet e tyre në izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve pranë zonës së zjarrit. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Obra "El silencio entre nosotros" ofrecerá tres funciones gratuitas en el Teatro 1887

Delfino.cr - Portada

Diputada oficialista propone declarar Benemérito de la Patria al presbítero Francisco Cipriano Calvo

Delfino.cr - Portada

Recolectores de basura de Goicoechea entran en paro por fallas en camiones

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Mbi 30 persona të lënduar nga stuhia në Shkup

Telegrafi - Lajme

Ukraine hits 13 Russian ships in Black Sea and Sea of Azov, Crimea's isolation increases

Telegrafi - Lajme

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.