GJYNN, artisti që rikthen këngët shqiptare në një dimension krejt të ri

Teknologjia ka ecur dhe ka përparuar shumë tashmë edhe në botën e muzikës, ku e gjithë industria dhe biznesi po shkon drejt AI.
E për djaloshin artist që do t'ju prezantojmë tani, ai është shqiptari i parë që filloi me AI të realizojë muzikë dhe spote, por që ka edhe plot këngë që i ka sjellë më herët në studio.
Quhet Gjyni Novorberdaliu, me emrin artistik GJYNN, i cili jeton dhe vepron në Luzern të Zvicrës, por origjina e tij është nga Gjilani. Nëse shkoni me emrin e tij artistik në rrjetet sociale, mund të dëgjoni dhe të shihni punën e tij, pasi ka shumë projekte zyrtare të tij.
E veçanta e artistit shqiptar GJYNN është se ai muzikën dhe hitet e vjetra, me AI, po i kthen në versione moderne, si Afro House dhe Deep House, nga ato patriotike e deri te baladat, të cilat po pëlqehen mjaft.
Pra, nëse i dëgjoni këto projekte të tij, nuk do të jenë të njëjta siç dëgjoni një këngë normale të realizuar sot me AI.
Ne mësojmë se tash ai ka edhe shumë projekte të tjera mjaft interesante, ku për tekstet bashkëpunon me një artist të ri që quhet KANN.
GJYNN ka vetëm një qëllim. Duke qenë mjaft i apasionuar pas muzikës dhe duke u marrë me të që herët, ai dëshiron të sjellë këngë që do të mbeten gjatë dhe do të dëgjohen gjithmonë e kudo. Natyrisht, ai do të mbetet artisti i parë shqiptar i cili krijon këngë dhe realizon video me inteligjencë artificiale, ku po bën bujë me suksesin e tij dhe po u hap rrugë edhe të tjerëve më pas.
Gjithashtu, artisti bashkëpunon edhe me artistë të estradës, ku ai krijon beat-e dhe realizon skena për videoklipe që me kamera të thjeshta nuk mund të realizohen. Mund të shkoni në kanalin e tij në YouTube dhe në adresën e tij në Instagram, me emrin artistik gjynnofficial, dhe t'i dëgjoni këto këngë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요