Eko-Llapi intervenon në rrugët e Obrançës së Podujevës

NPL “Eko-Llapi” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së hapësirave publike kanë vazhduar punën në terren për pastrimin dhe rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në fshatin Obrançë.
Gjatë këtyre punimeve është bërë largimi i shkurreve dhe barojave të padëshiruara, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe krijimin e një ambienti më të pastër për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.
Nga NPL “Eko-Llapi” është bërë e ditur se angazhimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjera të Komunës së Podujevës, bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që rrugët dhe trotuaret në të gjithë komunën të jenë më të pastra, më të mirëmbajtura dhe më të sigurta për komunitetin. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요