미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Retorika propaganduese e Petkoviqit: Kontrollin e Policisë në Prizren e cilëson "represion"

Telegrafi - Lajme
Retorika propaganduese e Petkoviqit: Kontrollin e Policisë në Prizren e cilëson "represion"

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vazhduar me retorikën e tij propaganduese ndaj institucioneve të Kosovës, duke akuzuar Policinë e Kosovës për kinse "represion" ndaj besimtarëve serbë gjatë përkujtimit të festës së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë në Prizren.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Petkoviq pretendoi se Policia e Kosovës kishte kryer kontrolle ndaj pjesëmarrësve në ceremoni, duke përfshirë, sipas tij, gra, të rinj dhe nëna me foshnje në karroca.

Ai shkroi se autoritetet e Kosovës "donin të provokonin një Gazimestan të ri", duke e cilësuar kontrollin policor si një akt represioni dhe duke pretenduar se është penguar edhe puna e mediave në gjuhën serbe.

"Ata kontrolluan madje edhe nënat me foshnje në karroca, gratë, të rinjtë dhe penguan raportimin e mediave në gjuhën serbe të bënin punën e tyre. Represioni i ri i Kurtit në veprim", shkroi Petkoviq.

...Ai tha gjithashtu se do t'i informojë përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e serbëve në Kosovë.

Megjithatë, kontrollet e Policisë së Kosovës në ngjarje të tilla zhvillohen në kuadër të detyrave të saj ligjore për ruajtjen e sigurisë publike, mbrojtjen e pjesëmarrësve dhe parandalimin e incidenteve, pa dallim të përkatësisë etnike apo fetare.

Petkoviq është i njohur për deklaratat e tij të shpeshta kundër institucioneve të Kosovës, të cilat autoritetet në Prishtinë i kanë cilësuar vazhdimisht si pjesë e fushatës së propagandës dhe dezinformimit të Beogradit ndaj Kosovës./Telegrafi.
Members of Kurti’s police wanted to provoke new Gazimestan today at the celebration of the Monastery of Holy Archangels’ St. Patrons day in Prizren. They were even searching mothers with babies in the trolleys, women, young men and the media that were reporting were forbidden to… pic.twitter.com/kneeqwvgBB
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 26, 2026 ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.