오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스정치 렌즈개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

FIFA hap procedura disiplinore ndaj Argjentinës pas incidentit në Kupën e Botës

Telegrafi - Lajme
FIFA hap procedura disiplinore ndaj Argjentinës pas incidentit në Kupën e Botës

FIFA ka nisur procedura disiplinore ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit për ngjarjet që shoqëruan paraqitjet e kombëtares në Kupën e Botës 2026, përfshirë edhe shfaqjen e një pankarte me mesazh politik pas fitores në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Pas triumfit 2-1 në Atlanta, disa futbollistë argjentinas festuan kualifikimin në finale duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Las Malvinas son Argentinas" ("Malvinat janë argjentinase"), në lidhje me Ishujt Falkland, territor që administrohet nga Mbretëria e Bashkuar, por që Argjentina vazhdon ta pretendojë si pjesë të saj.

Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon përdorimin e ngjarjeve sportive për demonstrime me karakter jofutbollistik, ndërsa ky veprim shkaktoi reagime të shumta politike në të dyja anët e Atlantikut.

Përfaqësues të qeverisë britanike reaguan duke theksuar se Ishujt Falkland janë territor britanik, ndërsa Andrew Giuliani, drejtues i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për FIFA-n, mbrojti futbollistët argjentinas duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara besojnë në lirinë e shprehjes.

Ky nuk është rasti i parë kur Argjentina ndëshkohet për një mesazh të tillë. Në vitin 2014, FIFA e kishte gjobitur federatën me 20 mijë funte pasi lojtarët shpalosën një pankartë të ngjashme para një ndeshjeje miqësore ndaj Sllovenisë.

Përveç pankartës, aktakuza disiplinore e FIFA-s ndaj Federatës Argjentinase përfshin edhe akuza për thirrje dhe gjeste diskriminuese, vonesa në fillimin e ndeshjeve, mosrespektim të protokolleve të organizimit dhe sigurisë, shfaqje të mesazheve të papërshtatshme nga skuadra dhe tifozët, si dhe hedhje objektesh në fushë gjatë disa takimeve të turneut.

Nën hetim janë edhe disa futbollistë për incidentet që ndodhën pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, kur festimet e kampionëve u shoqëruan me përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Mesfushori Leandro Paredes përballet me tri akuza për sulm fizik sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, pasi u pa duke rrëzuar në tokë Eric Garcian e Spanjës. Ndërkohë, Nahuel Molina akuzohet për dy raste sulmi – një të kryer dhe një të tentuar – si dhe për sjellje josportive.

Edhe ndihmëstrajneri Roberto Ayala është nën hetim për një akuzë për sulm fizik, ndërsa Thiago Almada, i cili nuk luajti në finale, akuzohet për sjellje josportive. Nga ana tjetër, edhe mesfushori spanjoll Gavi është përfshirë në procedurat disiplinore për sjellje josportive.

FIFA ka bërë të ditur se të gjithë të përfshirëve u është dhënë mundësia të paraqesin mbrojtjen e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Komisioni Disiplinor i organizatës në një fazë të mëvonshme./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Fico opäť tlačí Arabov do slovenských biznisov bez tendrov. Po prístavoch chce, aby prevzali aj kúpele a závlahy

Denník N

Graf dňa: Obavy zo zdražovania hypoték vytlačili štvrťročné objemy úverov na štvorročné maximum

Denník N

O jeden dôvod viac, prečo dať dovolenke na južnom Slovensku druhú šancu (Víkend bez politiky)

Denník N

Telegrafi의 다른 기사

Gjithçka gati për natën e parë të Sunny Hill Festival, Katy Perry ngjitet sonte në skenën kryesore

Telegrafi - Lajme

Video virale, një mace shfaqet si spektatore në premierën e "The Odyssey"

Telegrafi - Lajme

Kërkesa rekord për Ferrari, dorëzimet shtyhen për në 2028

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.