Zyrtare: Arsenali përforcon sulmin me Christos Tzolis

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e anësorit Christos Tzolis nga Club Brugge, duke vazhduar përforcimet për sezonin e ri.
Sipas burimeve të ESPN, klubi londinez ka paguar rreth 40 milionë euro për kartonin e futbollistit grek.
Tzolis pritet të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv të skuadrës së Mikel Artetës, pas largimit të Leandro Trossard, i cili iu bashkua Besiktasit në një transferim me vlerë rreth 17.9 milionë euro.
24-vjeçari zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Club Brugge, duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 29 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat.
Ai është gjithashtu pjesë e rëndësishme e kombëtares së Greqisë, me 34 ndeshje dhe nëntë gola të realizuar.
Welcome to The Arsenal, Christos Tzolis 🙌
— Arsenal (@Arsenal) July 23, 2026
Karrierën e nisi te PAOK-u, ndërsa më pas u transferua te Norwich City, ku zhvilloi 14 ndeshje në Ligën Premier. Debutimin në elitën angleze e bëri pikërisht në stadiumin ‘Emirates’, përballë Arsenalit.
Pas aventurës në Angli, Tzolis luajti për Twenten në Holandë, Fortuna Dusseldorf në Bundesligën 2 të Gjermanisë dhe së fundmi për Club Brugge në Belgjikë.
Me transferimin e tij, ai bëhet një nga afrimet e verës për Arsenalin, së bashku me Piero Hincapie, transferimi i të cilit u bë i përhershëm pas huazimit, si dhe portierin Illan Meslier, i ardhur si lojtar i lirë nga Leeds United./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요