미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Shkëndija humbet nga Bravo, por mbetet në garë për kalimin tutje

Telegrafi - Lajme
Shkëndija humbet nga Bravo, por mbetet në garë për kalimin tutje

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2-1 nga Bravo në ndeshjen e parë e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, por skuadra tetovare mbetet në garë për kualifikim para përballjes së kthimit në Shkup.

Ekipi i drejtuar nga Artim Pollozhani e nisi në mënyrën më të mirë takimin në Lubjanë.

Në minutën e 10-të, gjyqtari akordoi një penallti për mysafirët, të cilën e shndërroi në gol me qetësi mesfushori kosovar, Endrit Krasniqi, duke kaluar Shkëndijën në epërsi 1-0.

Megjithatë, avantazhi zgjati vetëm tetë minuta. Bravo reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me anë të Kopatinit në minutën e 18-të.

Shkëndija pati mundësi të rikthente epërsinë para pushimit. Rasti më i mirë erdhi në fund të pjesës së parë, kur Ndzenge provoi portën, por portieri vendas Rojman reagoi në mënyrë vendimtare.

Në pjesën e dytë, skuadra sllovene mori kontrollin e lojës dhe në minutat vendimtare përmbysi rezultatin. Stankovic përfitoi nga një moment hutimi në mbrojtjen e Shkëndijës, avancoi me topin nga rreth 40 metra deri në zonën e rrezikut dhe realizoi me një goditje të saktë për 2-1.

Shkëndija nuk u dorëzua dhe krijoi disa raste për të barazuar. Spahiu ishte pranë golit, por gjuajtja e tij u ndal nga Rojman, ndërsa më pas edhe Zejnullai provoi fatin, por tentativa e tij u bllokua në momentin e fundit nga mbrojtja vendase.

Pavarësisht humbjes, skuadra tetovare mbetet plotësisht në lojë për kualifikim. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup, ku Shkëndija do të kërkojë përmbysjen dhe kalimin në raundin e ardhshëm. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.