오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Telegrafi kurorëzon projektin “Eksperti” pas Botërorit 2026, ndan çmimet kryesore për fituesit

Telegrafi - Lajme
Telegrafi kurorëzon projektin “Eksperti” pas Botërorit 2026, ndan çmimet kryesore për fituesit

Telegrafi organizoi me sukses eventin përmbyllës të lojës shpërblyese “Eksperti”, duke kurorëzuar një projekt gjashtëjavor që shoqëroi Kampionatin Botëror 2026 dhe angazhoi mijëra adhurues të futbollit nga Kosova dhe më gjerë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Telegrafit, partnerët e projektit Heineken dhe Exfis, si dhe të ftuar, ku u prezantuan rezultatet e arritura gjatë Kampionatit Botëror dhe u shpallën fituesit e çmimeve kryesore të lojës “Eksperti”.

Gjatë eventit u theksua puna intensive e Redaksisë së Sportit të Telegrafit gjatë Botërorit 2026, ku për herë të parë redaksia punoi në tri ndërrime për të ofruar mbulim të pandërprerë të ngjarjes më të madhe të futbollit.

Në kuadër të këtij organizimi u raportuan në kohë reale të gjitha 104 ndeshjet e turneut, u publikuan mbi 2 mijë e 100 artikuj, ndërsa u realizuan edhe më shumë se 100 video të shkurtra me analiza, histori dhe momentet më interesante të kampionatit. Gjithashtu, u prodhuan pesë podkaste speciale, ndërsa për 40 ditë me radhë Kampionati Botëror zuri vendin kryesor në ballinën e Telegrafit gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas statistikave të prezantuara, përmbajtjet e Botërorit në Telegrafi gjeneruan mbi 3.6 milionë klikime, duke konfirmuar interesimin e madh të lexuesve për mbulimin e këtij kompeticioni.

Një pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe loja shpërblyese “Eksperti”, e cila u shndërrua në një eksperiencë interaktive për tifozët e futbollit. Përgjatë gjashtë javëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të parashikonin rezultatet e të gjitha 104 ndeshjeve të Kampionatit Botëror dhe të garonin për çmime të vlefshme.

Loja regjistroi mbi 7.500 përdorues aktivë, të cilët realizuan më shumë se 700 mijë parashikime gjatë gjithë garës. Përveç 18 fituesve javorë që u shpërblyen gjatë kampionatit, në eventin përmbyllës u shpallën edhe tre fituesit e çmimeve kryesore.

Çmimin e parë, një iPhone 17 Pro Max, e fitoi përdoruesi ‘Lirimismajl11’, vendi i dytë – një trotinet elektrik Segway – shkoi për ‘Armendlimani’, ndërsa çmimi i tretë, një PlayStation 5, iu nda përdoruesit ‘Ardian94’.
Fituesi Lirim Ismajli

Gjatë eventit u prezantuan edhe rezultatet e arritura në rrjetet sociale, ku përmbajtjet e dedikuara Kampionatit Botëror gjeneruan miliona shikime. Në Instagram u publikuan 158 postime fotografike që arritën 3.9 milionë shikime, ndërsa në Facebook 156 postime fotografike realizuan 5.6 milionë shikime.

Në fund të aktivitetit u shpreh mirënjohje për partnerët Heineken dhe Exfis, të cilët mbështetën realizimin e projektit “Eksperti” dhe kontribuuan në organizimin e lojës shpërblyese.

Me këtë event u përmbyll me sukses një nga projektet më të mëdha interaktive të Telegrafit gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e mediumit për të sjellë jo vetëm raportim cilësor sportiv, por edhe iniciativa që e afrojnë audiencën me emocionet e futbollit./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

La automatización toma el volante de las flotillas empresariales

Delfino.cr - Portada

Cómo se desmantela la educación pública: cinco apagones y una velita

Delfino.cr - Portada

El poder también debe frenar

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Zelensky zbret në vendin e katërt në renditjen e besimit të ukrainasve

Telegrafi - Lajme

Billie Eilish debuton në filmin "The Bell Jar", transformohet për rolin kryesor

Telegrafi - Lajme

Lajmi që tronditi Argjentinën pas Botërorit: Ylli i kombëtares luajti tri ndeshje me brinjë të thyer

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.