Jose Mourinho kërkon përforcime në mbrojtje, Reali e do yllin portugez në vend të Asencios

Real Madridi ka aktivizuar sërish interesimin për mbrojtësin e Villarrealit, Renato Veiga, pasi trajneri Jose Mourinho dëshiron të përforcojë edhe më shumë repartin defensiv, raporton gazetari Ben Fernandes Santos.
Mbrojtësi portugez 22-vjeçar është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të “Los Blancos”, pasi i përshtatet profilit që kërkon Mourinho: Një qendërmbrojtës i majtë, fizikisht i fuqishëm, i aftë të ndërtojë aksione nga prapa dhe të kontribuojë në qarkullimin e topit.
Pavarësisht se Real Madridi tashmë ka siguruar transferimin e Ibrahima Konates nga Liverpooli si lojtar i lirë, trajneri portugez dëshiron më shumë alternativa dhe konkurrencë në mbrojtje.
Megjithatë, çdo lëvizje zyrtare për Veigan varet nga largimi i Raul Asencios, produktit të akademisë së Real Madridit, pasi klubi duhet fillimisht të lirojë hapësirë në skuadër.
Ndërkohë, Villarreal ka kontroll të plotë mbi situatën e mbrojtësit portugez. “Nëndetësja e Verdhë” e transferoi Veigan nga Chelsea verën e kaluar dhe e ka nën kontratë deri në vitin 2032, duke e konsideruar atë një lojtar të paprekshëm, përveç rastit kur vjen një ofertë jashtëzakonisht e lartë.
Veiga, i cili ishte pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës 2026, shihet nga Mourinho si një investim afatgjatë për prapavijën e Real Madridit./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요