오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

“Leje qëndrim për të huaj në këmbim të parave”- gjithçka nga aksioni i Policisë dhe AKI-së me disa të arrestuar

Telegrafi - Lajme
“Leje qëndrim për të huaj në këmbim të parave”- gjithçka nga aksioni i Policisë dhe AKI-së me disa të arrestuar

Një aksion i përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka rezultuar të mërkurën me arrestimin e disa të dyshuarve për keqpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Divizionit për të Huaj, një zyrtar i Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe një shtetas i huaj.

Sveçla ka thënë se të dyshuarit, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare dhe ndërmjetësuese, dyshohet se kanë ofruar shërbime për palë të ndryshme duke anashkaluar procedurat ligjore, me qëllim të përfitimit financiar.

“Mirëpres aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve të Divizionit për të Huaj, një të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe një shtetasi të huaj, për të cilët ekziston dyshimi se në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare e ndërmjetësuese dhe me qëllim të përfitimit financiar, kanë kryer shërbime ndaj palëve duke anashkaluar procedurat ligjore”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka ritheksuar se lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i integritetit institucional mbeten prioritet, duke theksuar se çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të trajtohet me seriozitet të plotë.

“Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale në dëm të interesit publik dhe të drejtave të qytetarëve për trajtim të barabartë para institucioneve”, ka thënë Sveçla.

Lëshonin leje qëndrimi për të huaj në këmbim të parave, Prokuroria jep detaje për zyrtarët e arrestuar të MPB-së

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë tre persona, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumenteve.

Ndalimi është bërë pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Prokurorisë, dy nga personat e ndaluar janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëri prej tyre është zyrtar në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).

Të dyshuarit me inicialet F.Sh. dhe G.J. dyshohet se, në cilësinë e zyrtarëve publikë dhe në bashkëkryerje, kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj në mënyrë të kundërligjshme, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës dhe duke përfituar, sipas dyshimeve, dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërkohë, personi i tretë, me inicialet D.K., dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme me qëllim që t’u mundësonte personave të tjerë të aplikonin dhe të pajiseshin në mënyrë të kundërligjshme me leje qëndrimi në Republikën e Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Trump amenaza con atacar infraestructura civil iraní por cada agresión en Ormuz

Delfino.cr - Portada

La Vuelta Femenina 2026 visitará cinco provincias de Costa Rica

Delfino.cr - Portada

El poder que grita y la confianza que se gana

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Pas dështimit për Julian Alvarez, Barcelona befason me objektivin e ri për sulmin

Telegrafi - Lajme

Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" pritet deri 15 minuta për dalje nga vendi

Telegrafi - Lajme

Koha të fillojë Dialogu Strategjik ShBA-Kosovë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.