관련 뉴스18건10개 미디어
진보 성향 10%중도 성향 50%보수 성향 40%
general
중도 성향

“Ishte masakër”, legjenda braziliane ndez debat pas deklaratës së tij për Argjentinën

Telegrafi - Lajme
“Ishte masakër”, legjenda braziliane ndez debat pas deklaratës së tij për Argjentinën

Legjenda braziliane Ronaldo Nazario ka vlerësuar se Spanja ishte shumë superiore ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, të cilën "La Roja" e fitoi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve.

Ish-sulmuesi brazilian theksoi se rezultati nuk e pasqyroi aspak diferencën reale mes dy skuadrave, duke nënvizuar dominimin e plotë të spanjollëve gjatë gjithë ndeshjes.

"Ishte një ditë historike. Spanja dominoi nga fillimi deri në fund, pikërisht ashtu siç e prisja. Golat nuk erdhën aq lehtë sa e meritonin dhe nuk fituan me diferencën që e meritonin, por ishte dominim absolut gjatë gjithë ndeshjes", deklaroi Ronaldo në kanalin e tij në TikTok.

Braziliani ishte edhe më i drejtpërdrejtë kur krahasoi cilësinë e dy kombëtareve.

"Ishte një shkatërrim. Diferenca në cilësi mes Spanjës dhe Argjentinës është e madhe. Edhe me Messin, nuk arritën t'i bëjnë ballë", u shpreh ai.

Ronaldo shtoi se suksesi i Spanjës bazohet te forca kolektive e skuadrës.

"Një lojtar i talentuar mund të fitojë një ndeshje, por për të fituar një Kupë Bote të duhet forca e ekipit, siç e ka Spanja. Ata luajnë si një njësi dhe çdo futbollist është i rëndësishëm", theksoi ai.

As Messi e as Yamal – zbulohet favoriti i ri për Topin e Artë

Në fund, legjenda braziliane vlerësoi se stili i lojës së Spanjës është bërë tashmë modeli i futbollit modern.

"Argjentina nuk ka luajtur kurrë futboll të bukur, ata vetëm kanë luftuar me shumë karakter. Spanja ka ADN-në e saj të lojës dhe luan futboll të bukur”.

"'Joga Bonito' e Brazilit është tejkaluar dhe mënyra se si luan Spanja është tani më e mira në botë", përfundoi Ronaldo./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.