오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Kontestet e punës zvarriten deri në 18 vjet, zbulon raporti i FOL-it

Telegrafi - Lajme
Kontestet e punës zvarriten deri në 18 vjet, zbulon raporti i FOL-it

Trajtimi i kontesteve të punës në gjykatat e Kosovës zgjat shumë më tepër se sa e lejon ligji.

Kjo është një nga të gjeturat kryesore të raportit "Efikasiteti gjyqësor në trajtimin e kontesteve të punës në Kosovë", të cilin e publikoi sot Lëvizja "FOL".

Drejtoresha e Lëvizjes "FOL", Mexhide Demolli Nimani, tha se në këtë raport janë analizuar 57 raste gjyqësore të evidentuara gjatë periudhës 2021-2025.

Prej tyre, 32 raste janë nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Administrativ, 13 raste nga Gjykata Komerciale – shkalla e parë, shtatë nga Gjykata e Apelit dhe pesë nga Gjykata Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë.

Sipas Demolli Nimanit, nga 57 rastet, vetëm 12 prej tyre kanë pasur vendim të shkallës së dytë, shtatë nga Gjykata e Apelit dhe pesë nga Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale.

Ajo tha se mesatarja e zgjatjes së një rasti në gjykatë është 2.164 ditë.

"Kontestet e punës zgjasin shumë më tepër se sa e lejon ligji, kjo është një nga gjetjet kryesore të këtij raporti. Domethënë mesatarja e zgjatjes për një rast në gjykatë, nga paraqitja e padisë deri në gjykimin e shkallës së parë, është mesatarisht 2.164 ditë. Ndërkaq, vendimi që shkon deri te vendimi përfundimtar gjyqësor zgjat deri në 3.061 ditë, ndërkaq rastet me zgjatjen më të madhe kanë zgjatur 6.865 ditë", tha ajo.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Qerim Ademaj, tha se këto raste duhet të trajtohen me urgjencë. Mirëpo, sipas tij, çdo vonesë ka arsyetimin e vet, duke shtuar se gjykatat nuk kanë mundur t'i trajtojnë më shpejt këto raste, për shkak të numrit të madh të lëndëve që kanë pasur në punë gjyqtarët.

"Gjykatat sipas ligjit janë të obliguara që këto raste t'i trajtojnë me urgjencë. A trajtohen këto raste me urgjencë? Edhe unë po pajtohem me gjetjet të cilat i keni konstatuar në raportin tuaj, për shkak se kohëzgjatja prej pesë viteve e më shumë për të marrë një vendim përfundimtar është jashtë standardit, domethënë jashtë asaj që konsiderohet gjykim i arsyeshëm për këtë lloj kontestesh.

Ajo çka tash... çdo vonesë ka prapë edhe arsyetimin e vet. Në qoftë se e shihni strukturën ose atë linjë të cilën Gjykata Supreme ka punuar ndër vite, ka pasur shumë konteste që lidhen edhe me marrëdhëniet e punës. A ka pasur mundësi gjykata që t'i trajtojë në afat më të shpejtë? Unë mendoj që jo. Shpesh ka qenë edhe pa vullnetin e gjyqtarëve, për shkak të numrit të madh të lëndëve të cilat i kanë marrë në punë në momentin kur janë zgjedhur si gjyqtarë", tha Ademaj.

Ndërsa, Vesel Zhinipotoku, drejtor i Departamentit për Cilësinë e Inspektimeve në Inspektoratin Qendror të Punës, u shpreh se ky raport i obligon ata si institucion të kenë një qasje më produktive dhe të shërbejë si model për përmirësimin e punës në të ardhmen.

"Nga gjetjet të cilat u prezantuan në raport, janë gjetje të cilat vërtet raportin e kemi pranuar paraprakisht dhe si menaxhment e kemi analizuar. E mirëpresim punën dhe përkushtimin që keni treguar, sepse monitorimi, respektivisht prezantimi i këtyre të gjeturave, neve si institucion na obligon që të kemi një qasje më produktive, ngase të gjeturat e prezantuara, në njëfarë mënyre dhe në një masë, mund të shërbejnë si model për përmirësimin në të ardhmen të punës dhe veprimtarisë që ushtrojmë", theksoi Zhinipotoku.

Në anën tjetër, Gersi Gashi nga Qendra për Politika dhe Avokim e cilësoi këtë raport si shumë të rëndësishëm, duke thënë se për herë të parë paraqet një krahasim të tillë.

"Raporti është fantastik. Është pjesa ku për herë të parë ndoshta po shohim një krahasim jo vetëm të pjesës praktike të gjyqësorit, por edhe të rolit që ka pasur Inspektorati i Punës. Ka qenë me shumë rëndësi", tha Gashi.

Të dhënat e paraqitura në raport u vlerësuan nga panelistët si shqetësuese, ndërsa u theksua nevoja për përmirësimin e efikasitetit në trajtimin e kontesteve të punës. /KP/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

FOL: Kontestet e punës në Kosovë zgjasin më shumë se sa e lejon ligji

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Cinco ideas de regalos Xiaomi para sorprender a mamá en su día

Delfino.cr - Portada

MWS Wire Industries anuncia su decisión de establecer en Costa Rica la primera planta dedicada exclusivamente a la fabricación de cable de precisión médico

Delfino.cr - Portada

Nuevas masculinidades: décimo episodio del podcast de la Defensoría

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Ligji për arsimin e lartë dhe Ligji për përfaqësimin drejtë do të presin pas pushimeve

Telegrafi - Lajme

IML: Mbetjet mortore në Kalludër të Zubin Potokut janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Telegrafi - Lajme

Komuna e Prishtinës reagon pas rrëzimit të vinçit që la të vdekur një 26-vjeçar

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.