Xheneta Fetahu lë të kuptohet për rikthimin në Big Brother: Është çështje muajsh, jo vitesh

Xheneta Fetahu ka lënë të kuptohet se mund ta shohim sërish në një format të Big Brother, vetëm pak muaj pasi përfundoi rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.
Finalistja e BBVK 3 ka qenë e ftuar në rubrikën "25 pyetje" të Prive by Liberta Spahiu, ku iu përgjigj shkurt disa pyetjeve rreth jetës personale dhe planeve të saj.
Kur u pyet nëse publiku mund ta shohë sërish në një format të Big Brother-it, Xheneta nuk e përjashtoi këtë mundësi.
"Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh", u shpreh ajo, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.
- YouTube youtu.be
Deklarata e saj ka nxitur spekulime se rikthimi mund të ndodhë shumë shpejt, sidomos duke pasur parasysh se edicionet e reja të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania zakonisht nisin gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse Xheneta i është referuar një rikthimi në shtëpinë e BBVK apo nëse do të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania, një mundësi që është përfolur edhe më herët nga fansat. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요