미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Çmenduri në Angli: Si arriti klubi i divizionit të dytë të fitojë gati 200 milionë euro duke shitur dy lojtarë

Telegrafi - Lajme
Çmenduri në Angli: Si arriti klubi i divizionit të dytë të fitojë gati 200 milionë euro duke shitur dy lojtarë

West Ham ka hyrë në histori si klubi i divizionit të dytë anglez që ka arkëtuar më shumë para nga shitja e lojtarëve në një afat kalimtar.

Edhe pse sezonin e ardhshëm do të garojë në Championship, klubi londinez ka përfituar plot 179 milionë euro nga largimi i vetëm dy futbollistëve.

Shitja më e madhe ishte ajo e Mateus Fernandes, i cili u transferua te Tottenham Hotspur për 99 milionë euro, duke u bërë largimi më i shtrenjtë në historinë e West Hamit dhe një nga transferimet më të kushtueshme në historinë e Spurs.

Pak javë më vonë, Crysencio Summerville iu bashkua Al Hilalit në Arabinë Saudite për 80 milionë euro, duke u bërë një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit saudit.

Shitjet shpëtojnë financat e klubit

Sipas The Telegraph, West Ham kishte nevojë të siguronte rreth 150 milionë funte nga shitjet e lojtarëve për të balancuar financat pas rënies nga Liga Premier, e cila i kushtoi klubit rreth 100 milionë euro të ardhura të humbura.

Me këto dy transferime, klubi jo vetëm që stabilizoi financat, por vendosi edhe një rekord për një skuadër të Championship.
Everywhere we go 🫧
— West Ham United (@WestHam) July 9, 2026

Para se të zgjidhte Tottenhamin, Mateus Fernandes ishte në radarët e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Manchester Unitedin. Megjithatë, ishte Tottenham që vendosi të investonte 99 milionë euro për mesfushorin portugez.

Ndërkohë, Summerville ishte shumë pranë kalimit te Roma, por oferta përfundimtare e Al Hilalit rezultoi bindëse. Klubi saudit pagoi rreth 70 milionë euro, duke e bërë holandezin transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e tij, pas Neymarit.

Këto shifra dëshmojnë se Championship vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm parash, ndërsa West Ham ka treguar se edhe pas rënies nga elita mund të realizohen marrëveshje rekord në tregun e transferimeve.

Shitjet më të shtrenjta nga klubet e divizionit të dytë në pesë ligat kryesore

Mateus Fernandes (West Ham → Tottenham) – 99 milionë euro

Crysencio Summerville (West Ham → Al Hilal) – 70 milionë euro

Roméo Lavia (Southampton → Chelsea) – 62.1 milionë euro

Mateus Fernandes (Southampton → West Ham) – 52.25 milionë euro

Georginio Rutter (Leeds United → Brighton) – 46.7 milionë euro

James Maddison (Leicester → Tottenham) – 46.3 milionë euro

Nathan Aké (Bournemouth → Manchester City) – 45.3 milionë euro

Harvey Barnes (Leicester → Newcastle) – 44 milionë euro

Omari Hutchinson (Ipswich → Nottingham Forest) – 43.4 milionë euro

Archie Gray (Leeds United → Tottenham) – 41.25 milionë euro

/Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.