Haxhiu: I kemi numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, partitë të arrijnë zgjidhje për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje partive parlamentare që të arrijnë zgjidhje për çështjen e presidentit.
Haxhiu në një konferencë për media tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për zgjedhje të reja.
Ajo nënvizoi se LVV-ja i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ndërkaq u bëri thirrje partive parlamentare që të arrijnë një zgjidhje për çështjen e presidentit.
“Spekulimeve që po planifikojnë një raund të ri zgjedhor unë do t’i përgjigjesha me ftesën e tyre për takime serioze dhe për diskutime se si të tejkalojmë situatën aktuale. Është e vërtetë se LVV-ja i ka numrat për Kuvend dhe Qeveri. Por mos i harroni akuzat që na bënin partitë politike në të kaluarën se pse u ngutët me konstituim dhe qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam konsideruar se nëse ngutemi thonë pse u ngute, nëse nuk ngutem pse nuk u ngute. Asnjëherë nuk u bie taman”, shtoi ajo.
Haxhiu nuk tregoi nëse ajo personalisht do të jetë kandidate e LVV për kryetare të Kuvendit.
“Sa i përket asaj se a do të jem unë kandidate për kryetare të Kuvendit, kjo i takon fituesit, LVV-së. Është në përgjegjësinë e tyre se kush do të jetë kandidati apo kandidatja për kryetar të Kuvendit. Seanca konstituive është caktuar më 6 gusht dhe aty do të dihet se kush do të jetë kandidati nga LVV-ja”, potencoi ajo. /kp/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요