미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Shtëpia e lindjes së Hitlerit bëhet stacion policie në Austri

Telegrafi - Lajme
Shtëpia e lindjes së Hitlerit bëhet stacion policie në Austri

Shtëpia ku lindi Adolf Hitleri në qytetin austriak Braunau am Inn është shndërruar zyrtarisht në një stacion policie, në një përpjekje për të penguar që ndërtesa të kthehet në një vend pelegrinazhi për neonazistët.

Pas vitesh debatesh mbi të ardhmen e kësaj ndërtese historike, qeveria austriake vendosi që objekti të përdoret nga policia, duke synuar t’i heqë çdo simbolikë që mund të lidhet me glorifikimin e diktatorit nazist.

Në këtë ndërtesë, në prill të vitit 1889, lindi Adolf Hitleri, lideri i Gjermanisë naziste, përgjegjës për nisjen e Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustin, ku u vranë rreth gjashtë milionë hebrenj, shkruan reuters.
- YouTube www.youtube.com

Austria e bleu pronën pas një beteje të gjatë ligjore dhe më pas nisi një rikonstruksion që kushtoi rreth 20 milionë euro. Qëllimi ishte ndryshimi i pamjes dhe funksionit të ndërtesës, në mënyrë që ajo të mos shërbejë si pikë grumbullimi për simpatizantët e ekstremit të djathtë.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner tha se përdorimi i objektit nga policia përfaqëson sundimin e ligjit dhe demokracinë, në kundërshtim me trashëgiminë e regjimit nazist.

Jashtë ndërtesës ka mbetur një gur përkujtimor nga kampi i përqendrimit Mauthausen, me mesazhin “Kurrë më fashizëm”, si kujtesë për viktimat e nazizmit.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar edhe debate. Disa kritikë argumentojnë se transformimi i ndërtesës në stacion policie mund të fshehë rëndësinë historike të saj, ndërsa të tjerë e shohin si mënyrë për t’i hequr asaj çdo mundësi përdorimi si simbol nga ekstremistët. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.