오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Një klub futbolli nga një fshat me 1,500 banorë do të luajë në grupet e garave evropiane për herë të parë në histori

Telegrafi - Lajme
Një klub futbolli nga një fshat me 1,500 banorë do të luajë në grupet e garave evropiane për herë të parë në histori

Mjällby AIF ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e ligës së një kompeticioni evropian.

Kampionët e Suedisë barazuan 0-0 në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, duke avancuar me rezultat të përgjithshëm 3-0. Me këtë sukses, ata kanë siguruar të paktën një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Ky është një tjetër kapitull i jashtëzakonshëm në historinë e klubit, i cili sezonin e kaluar fitoi për herë të parë titullin kampion në Suedi, si dhe ngriti për herë të parë Kupën e Suedisë.

Në raundin e ardhshëm kualifikues, Mjällby do të përballet me fituesin e çiftit Slovan Bratislava – Iberia 1999, ku sllovakët kanë avantazhin 2-0 nga ndeshja e parë.

Mrekullia nga një fshat peshkatarësh

Mjällby AIF vjen nga Hällevik, një fshat në jug të Suedisë me rreth 1,500 banorë, pjesë e komunës së Sölvesborgut, e cila numëron vetëm rreth 17 mijë banorë. Edhe pse klubi mban emrin e fshatit fqinj Mjällby, ndeshjet si vendas i zhvillon në Hällevik.

"Kur kundërshtarët vijnë tek ne, kalojnë mes fermave dhe porteve të peshkimit. Vazhdimisht ecin drejt detit dhe, kur rruga përfundon, mbërrijnë në stadiumin tonë", ka thënë drejtori sportiv Hasse Larsson për The Guardian.

Stadiumi Strandvallen, me kapacitet rreth 6,000 spektatorë, ndodhet vetëm pak metra larg brigjeve të Detit Baltik. Klubi, i themeluar në vitin 1939, u ngjit për herë të parë në elitën suedeze në fund të viteve '70, por për dekada të tëra lëvizi mes kategorisë së parë dhe të dytë. Madje, mes viteve 2015 dhe 2018 garonte në divizionin e tretë, ndërsa në vitin 2016 ishte pranë falimentimit dhe rënies edhe më poshtë.

Sukses pa yje të mëdhenj

Historia e Mjällbyt bëhet edhe më e veçantë duke parë burimet e klubit. Sipas Transfermarkt, skuadra vlerësohet rreth 25.8 milionë euro dhe është vetëm e pesta për nga vlera në elitën suedeze, pas klubeve si Malmö, Hammarby dhe Djurgården.

Lojtari më i vlefshëm i skuadrës është Elliot Stroud, i cili vlerësohet me tetë milionë euro dhe është pranë një transferimi te Hull City.

Skuadra është ndërtuar pa emra të mëdhenj. Zbulimi i talenteve i është besuar skautit Arvid Franzen, i cili paralelisht punon edhe si postier, ndërsa një rol të rëndësishëm në zhvillimin e klubit ka pasur edhe Karl Marius Aksum, një specialist norvegjez me doktoraturë në perceptimin vizual në futboll.

Edhe pse në kampionatin suedez nuk po kalojnë sezonin më të mirë, kualifikimi historik në arenën evropiane do të mbetet një nga arritjet më të mëdha në historinë e këtij klubi të vogël nga brigjet e Baltikut. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

ICE afirma que informe de la Contraloría le ocasiona “graves daños”

Delfino.cr - Portada

Banda CEDES Don Bosco es declarada embajadora de la marca país y recibe respaldo cultural para el Desfile de las Rosas 2027

Delfino.cr - Portada

Exportaciones de bienes crecieron 7% en el primer semestre de 2026

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Egnatia eliminohet me dhimbje nga Liga e Kampionëve, fati i kthen shpinën nga penalltitë

Telegrafi - Lajme

Robotët kinezë futen në listën e ndalimeve amerikane për arsye sigurie

Telegrafi - Lajme

Edhe një problem për Putinin, rafineria në Siberi ndalon punën pas sulmit ajror ukrainas

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.