오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Arteta zgjedh pasuesin e Rogers, Arsenali nis kontaktet për yllin e Leipzigut

Telegrafi - Lajme
Arteta zgjedh pasuesin e Rogers, Arsenali nis kontaktet për yllin e Leipzigut

Arsenali ka nisur lëvizjet për transferimin e Yan Diomande, me sulmuesin anësor të RB Leipzig që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Mikel Artetas për afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, klubi londinez ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e 19-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi.

Arsenali u detyrua të kërkojë alternativa pasi Chelsea është shumë pranë transferimit të Morgan Rogers për 117 milionë euro.

Tani vëmendja është përqendruar te Diomande, edhe pse RB Leipzig nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë talentin e tij.

Klubi gjerman dëshiron ta mbajë sulmuesin edhe të paktën një sezon dhe po punon për rinovimin e kontratës së tij.

Për ta penguar largimin, Leipzig i ka vendosur lojtarit një vlerë prej rreth 120 milionë eurosh, shumë që e bën çdo marrëveshje mjaft të vështirë.

Nga ana tjetër, vetë Diomande preferon të luajë në krahun e djathtë të sulmit, aty ku beson se mund të ketë më shumë hapësira dhe minuta në fushë.

Ky detaj ka qenë pjesë e diskutimeve që agjentët e tij kanë zhvilluar gjatë javëve të fundit.

Megjithatë Arsenali nuk është i vetëm në garë, Paris Saint-Germain konsiderohet favorit për nënshkrimin e lojtarit, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me futbollistin për një kontratë pesëvjeçare dhe po negocion me RB Leipzig për formulën e transferimit.

Interesim për Diomande ka shfaqur edhe Liverpooli, i cili po e monitoron nga afër situatën, duke e parë si një opsion për të ardhmen në repartin ofensiv.

Në të njëjtën kohë, Arsenali po mban të hapur edhe pistën e Julian Alvarez.

Sulmuesi argjentinas raportohet se ka mosmarrëveshje me Atletico Madridin dhe preferon një transferim te Barcelona.

Megjithatë, klubi madrilen nuk dëshiron ta shesë te një rival direkt në La Liga për një shumë më të ulët se klauzola e lirimit prej 500 milionë eurosh, gjë që mund ta rikthejë Arsenalin në garë gjatë muajit gusht.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për drejtuesit e Arsenalit, të cilët duhet të vendosin nëse do të bëjnë një ofertë konkrete për Yan Diomande apo do të presin zhvillimet rreth të ardhmes së Julian Alvarez. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Oficial: Costa Rica será sede de nuevo circuito regional de surf juvenil

Delfino.cr - Portada

Trump amenaza con atacar infraestructura civil iraní por cada agresión en Ormuz

Delfino.cr - Portada

Amman Vision Expands Waste Management Services to Include Shafa Badran and Al-Yarmouk

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

Telegrafi - Lajme

Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen bizhuteri ari me vlerë 1.3 milion denarë, ngritet kallëzim penal kundër një personi

Telegrafi - Lajme

Plagosi aksidentalisht një person në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.