미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Mendoni se jeni djegur nga dielli? Këto shenja mund të tregojnë alergji – ja kush rrezikon më shumë

Telegrafi - Lajme
Mendoni se jeni djegur nga dielli? Këto shenja mund të tregojnë alergji – ja kush rrezikon më shumë

Skuqja, kruarja dhe puçrrat pas qëndrimit në diell nuk janë gjithmonë reagim i zakonshëm; pas tyre mund të fshihet një gjendje që kërkon më shumë kujdes

Ditët me diell dhe temperaturat e larta nënkuptojnë më shumë kohë në natyrë, por për personat me lëkurë të ndjeshme, vera mund të sjellë edhe shqetësime të pakëndshme.

Skuqja, puçrrat e imëta, kruarja dhe ndjesia e djegies pas ekspozimit në diell mund të jenë shenjat e para të alergjisë ndaj diellit, përkatësisht fotodermatozës. Shumë njerëz i ngatërrojnë këto simptoma me djegien e zakonshme nga dielli.

Pse shfaqet alergjia ndaj diellit?

Fotodermatoza është emërtimi për një grup reaksionesh që shfaqen kur lëkura reagon në mënyrë të tepruar ndaj rrezatimit ultravjollcë.

Edhe pse rrezet e diellit kanë përfitime, ndër të cilat nxitja e prodhimit të vitaminës D, ekspozimi i tepërt mund të shkaktojë simptoma te personat me ndjeshmëri të shtuar.

Shqetësimet zakonisht janë më të theksuara në fund të pranverës dhe në fillim të verës, kur lëkura, pas muajve të dimrit, nuk është përshtatur ende me rrezatimin intensiv UV.

Ekspertët paralajmërojnë se mbrojtja e lëkurës nuk përfshin vetëm kremin me faktor mbrojtës, por edhe ekspozimin gradual, veshjet e përshtatshme dhe ushqyerjen e ekuilibruar, transmeton Telegrafi.

Kush është më i rrezikuar?

Në shfaqjen e alergjisë ndaj diellit ndikojnë disa faktorë. Te disa persona rol të rëndësishëm luan predispozita gjenetike, ndërsa te të tjerët reaksioni mund të shkaktohet nga ndikimet e jashtme.

Faktorët më të zakonshëm të rrezikut janë:

ekspozimi i menjëhershëm dhe i zgjatur në diell të fortë;

predispozita trashëguese;

disa barna që e rrisin ndjeshmërinë ndaj rrezeve UV;

produkte kozmetike që shkaktojnë fotosensibilitet;

mungesa e disa vitaminave dhe antioksidantëve.

Kur shkaktarë janë barnat ose produktet kozmetike, simptomat mund të tërhiqen pas ndërprerjes ose zëvendësimit të tyre, por kjo duhet bërë vetëm pas këshillimit me mjekun, transmeton Telegrafi.

A mund të ndihmojnë vitaminat?

Asnjë vitaminë nuk mund ta zëvendësojë kremin me faktor të lartë mbrojtës, qëndrimin në hije dhe veshjet mbrojtëse. Megjithatë, ushqimi i pasur me antioksidantë mund ta ndihmojë lëkurën të përballojë stresin oksidativ të shkaktuar nga rrezatimi UV.

Beta-karoteni, i cili në organizëm shndërrohet në vitaminë A, është i rëndësishëm për rigjenerimin dhe ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Ai gjendet te karotat, kajsitë, pjepri, kungulli, domatet dhe shalqiri.

Vitaminat e kompleksit B marrin pjesë në proceset e rigjenerimit të lëkurës. Burime të mira janë drithërat integrale, bishtajoret, mishi pa shumë yndyrë, vezët dhe kikirikët.

Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe në rikuperimin e lëkurës. Ajo gjendet te specat, agrumet, lakra, frutat e malit, kivi dhe çaji i gjelbër.

Si ta zvogëloni rrezikun?

Ekspozohuni në diell gradualisht dhe shmangeni qëndrimin e drejtpërdrejtë ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00. Vishni rroba të lehta me mëngë të gjata, kapelë dhe syze me mbrojtje UV.

Përdorni çdo ditë krem me spektër të gjerë SPF 30 ose 50 dhe riaplikojeni çdo dy orë, si dhe pas larjes ose djersitjes.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, zgjidhni me kujdes produktet kozmetike.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse shfaqen skuqje të forta, kruarje intensive, flluska, ënjtje ose simptoma që përsëriten çdo verë, nevojitet kontrolli te dermatologu.

Diagnostikimi në kohë ndihmon të përcaktohet nëse bëhet fjalë për alergji ndaj diellit, reaksion të shkaktuar nga barnat apo ndonjë sëmundje tjetër të lëkurës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.