오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스3건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

​Gjykimi për Ibër-Lepencin: Eksperti forenzik paraqet gjetjet e analizës së ADN-së

Telegrafi - Lajme
​Gjykimi për Ibër-Lepencin: Eksperti forenzik paraqet gjetjet e analizës së ADN-së

Nga 51 prova të analizuara të ADN-së, shtatë prej tyre kanë qenë prova të marra në kanalin e Ibër-Lepencit.

Nga vendi i shpërthimit janë marrë si prova: një litar, material tekstili pjesë e dorës së çantës pjesërisht e djegur dhe e lagur, një kapelë, një fitil kabllo ndezës me gjatësi rreth nëntë metra, një pjesë e patentit të çantës, një fitil tjetër ndezës kabllo që ka qenë më i shkurtër dhe një pjesë e çantës së zezë e shqyer.

E, këto prova në Gjykatën Themelore në Prishtinë u paraqitën nga biologu në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Fatmir Ademi, i cili sot u pyet nga mbrojtja e të pandehurve.

Avokati Millosh Deloviq, i të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq, pyeti nëse nga të gjitha provat ka pasur ndonjë përputhshmëri me të pandehurin Dragisha.

“Në mesin e këtyre shtatë provave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, a keni vërtetuar ndonjë përputhshmëri me të pandehurin Dragisha?”, pyeti ai.

Ademi tha se nuk është gjetur. “Jo, nuk kemi gjetur”, tha ai.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, kërkoi vërtetimin e disa dëshmive.

“Në kuadër të ekzaminimit të dëshmive A1 me armën kallashnikov, si dhe mostrave Z37.8.A të marrë nga dëshmia Z378 dhe 85062662.1 e marrë nga zolla, janë gjetur dëshmi të ADN-së së S1 të pandehurit Jovan. A mund ta konfirmoni se kjo është e vërtetë?”, tha ai.

Dëshmitari tha se S1 është kontribues i ADN-së.

“Me përgjigje prej profileve të përziera të ADN-së, të cilët janë paraqitur në konkluzionin numër 5, në pjesën e dytë është përshkruar se S1 është kontribues i ADN-së”, tha ai.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Veseli Ismajli, e pyeti dëshmitarin për prova të tjera, përveç fitilit ndezës. Ademi tregoi të gjitha provat.

“Sipas dokumentacionit që ne kemi pranuar, nga vendi i shpërthimit kanë qenë dëshmia numër një litar, dëshmia material tekstili pjesë e dorës së çantës pjesërisht e djegur dhe e lagur, dëshmia një kapelë, dëshmia një fitil kabllo ndezës me gjatësi rreth nëntë metra, dëshmia një pjesë e patentit të çantës, dëshmia tjetër një fitil ndezës kabllo që ka qenë më i shkurtër dhe dëshmia një pjesë e çantës së zezë e shqyer”, tha ai.

Ismajli pyeti nëse është përjashtuar ndonjëri nga personat që kanë qenë pjesë e hetimeve.

“Nga ekzaminimi i provave të ADN-së, a është përjashtuar ndonjë nga personat që kanë qenë pjesë e hetimeve?”, pyeti Ismajli.

Në fund, Ademi tha se personat S1 dhe S3 nuk janë përjashtuar nga provat.

“Nga 50 dëshmi të analizuara, asnjëri nga personat S1 dhe S3 nuk janë përjashtuar”, tha ai.

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, po përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër-Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene – TNT) në brendësi të kanalit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante, të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit “Ibër-Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike dhe ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, nga neni 122, në lidhje me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”. /KP/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

2건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

“Provat në Itali” - Eksperti i ADN-së i përgjigjet mbrojtjes së të akuzuarve për “Ibër-Lepencin”

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Estudiantes costarricenses obtienen dos menciones honoríficas en Olimpiada Internacional de Matemática

Delfino.cr - Portada

TSE vuelve a conformarse con tres magistraturas propietarias a partir del 2 de agosto

Delfino.cr - Portada

Sam Reidy logra histórica medalla de bronce en Santo Domingo 2026

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

US Senate advances bill for new sanctions on Russia

Telegrafi - Lajme

Senati amerikan avancon me projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

Telegrafi - Lajme

Infantino po planifikon t'u shesë investitorëve një pjesë të të drejtave mbi Kupën e Botës

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.