미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Edhe një problem për Putinin, rafineria në Siberi ndalon punën pas sulmit ajror ukrainas

Telegrafi - Lajme
Edhe një problem për Putinin, rafineria në Siberi ndalon punën pas sulmit ajror ukrainas

Një rafineri nafte në rajonin Tyumen të Siberisë Perëndimore ka ndalur plotësisht përpunimin e naftës së papërpunuar dhe prodhimin e derivateve pas një sulmi me dron këtë fundjavë, i cili dëmtoi njësitë e përpunimit dytësor, thanë për Reuters dy burime nga industria.

Të shtunën, guvernatori i rajonit Tyumen, Alexander Moor, konfirmoi se një dron ukrainas goditi rafinerinë e Tyumenit, duke shkaktuar zjarr në objekt.

Sipas burimeve, sulmi me dron më 25 korrik shkaktoi zjarr në një njësi për trajtimin me hidrogjen të naftës (hidrotrajtimi i dizelit), me kapacitet prej 2.6 milionë tonësh metrikë në vit, si dhe në një njësi të kombinuar për prodhimin e benzinës me oktan të lartë.

Momenti kur droni ukrainas godet direkt rafinerinë ruse të naftës në Tyumen

Burimet thanë se është e vështirë të vlerësohet se sa kohë do të zgjasin riparimet, shkruan timesofmoscow.

Kompania RI-Invest, e cila zotëron rafinerinë e Tyumenit, nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment.

Njësia e hidrotrajtimit të dizelit ishte tashmë duke kaluar nëpër riparime muajin e kaluar, pas një zjarri më 6 qershor, i shkaktuar nga probleme teknike të brendshme.

Rafineria e Tyumenit ka një kapacitet të përgjithshëm prodhimi prej 9 milionë tonësh metrikë në vit. Në vitin 2024, ajo përpunoi 5.7 milionë tonë naftë bruto, duke prodhuar rreth 0.5 milionë tonë benzinë dhe 2.8 milionë tonë dizel, sipas burimeve të industrisë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.