오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë

Telegrafi - Lajme
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998, ka akuzuar shtetin e Serbisë për fshehjen e së vërtetës rreth këtij rasti, duke deklaruar se është e gatshme ta padisë shtetin, por se prioritet për të mbetet zbardhja e plotë e krimit.

Në një intervistë për portalin serb Nova, Trifoviq tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i di të gjitha rrethanat e ngjarjes, por vazhdon të heshtë.

“Do ta padis shtetin. Por le ta thonë të vërtetën. Vuçiqi ka deklaruar se publiku do të tronditet kur ta mësojë të vërtetën. Nuk ka rëndësi kush i kreu vrasjet, por kush dha urdhrin”, tha ajo.

Sipas saj, familjet e viktimave kanë vite që presin përgjigje, ndërsa institucionet serbe nuk kanë bërë asgjë për ta zbardhur rastin.

“Ne dimë gjithçka, fjalë për fjalë dimë gjithçka, por ai që është në krye hesht. Tri herë tha se do të na ftonte dhe nuk e bëri. Mendoja të shkonim para Qeverisë së Serbisë dhe të protestonim derisa të na dëgjonin, por kjo nuk ndodhi. Mendoj se gjithçka dihet, vetëm se të gjithë heshtin”, u shpreh Trifoviq.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e dikurshme se autorë të sulmit ishin shqiptarët, duke lënë të kuptohet se familjet e viktimave kanë kohë që besojnë se përgjegjësia është fshehur nga autoritetet serbe.

“Shteti i Serbisë i vrau fëmijët tanë. Aleksandar Vuçiq e fsheh të vërtetën. Në atë kohë ai ishte ministër i Informimit. Ai e di”, deklaroi Trifoviq.

Nëna e njërit prej viktimave tha se nuk do ta zhvarrosë djalin e saj nga Peja.

“Nuk e kam zhvarrosur djalin, ai ka mbetur në Pejë. As të tjerët nuk i kanë zhvarrosur. Nuk do ta zhvarros as unë. Tokë atje, tokë këtu. Ai ishte vetëm 17 vjeç e gjysmë kur u vra”, tha ajo.

Trifoviq kujtoi edhe deklaratat e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, kur kishte folur për një shpërthim bombe në kafenenë “Panda”.

“Vetë Millosheviqi në Hagë tha: ‘Është hedhur një bombë’. Çfarë bombe? Ata u bënë shoshë nga më shumë se 50 plumba”, u shpreh ajo.

Në intervistë, Trifoviq bëri edhe deklarata për ngjarjet që pasuan në Kosovë, duke pretenduar se rasti “Panda” pati ndikim në zhvillimet e mëvonshme, përfshirë edhe ngjarjet në Reçak.

Ajo tha se pyetja kryesore mbetet se kush dha urdhrin për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në Pejë.

Rasti “Panda” mbetet një nga episodet më të diskutuara të periudhës së luftës në Kosovë. Më 14 dhjetor 1998, persona të armatosur vranë gjashtë të rinj serbë në një kafene në Pejë.

Përgjegjësia për sulmin nuk është zbardhur kurrë. Fillimisht, autoritetet serbe ia atribuan sulmin shqiptarëve, por vite më vonë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi publikisht se “e vërteta për rastin Panda nuk është ajo që është thënë më parë”, pa dhënë shpjegime se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë.

Edhe kur u pyet nga gazetarët në Bruksel për këtë çështje, Vuçiq nuk dha përgjigje konkrete, ndërsa deri më sot autoritetet serbe nuk kanë publikuar ndonjë përfundim zyrtar mbi autorësinë e vrasjes së gjashtë të rinjve në Pejë./Telegrafi. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Fiscalía solicita tres meses de prisión preventiva para alias “Diablo” y anuncia futuras prórrogas

Delfino.cr - Portada

Costa Rica mejora su puntuación, pero pierde un puesto en índice de atracción de inversión

Delfino.cr - Portada

ChepeCletas invita a descubrir los misterios y leyendas de Barrio Amón

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Akullore me avokado dhe shije lehtë pikante

Telegrafi - Lajme

'Të ruajtura në rafte', drejtori i shërbimeve funerale në Britani përballet me burgim për trupat e pakrematizuar

Telegrafi - Lajme

FIFA zgjodhi golin më të mirë të Kupës së Botës, mjeshtëria që kënaqi botën e futbollit

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.