“Dardan’s Challenge” sjell një garë të re në kuadër të Kayak Fest në Liqenin e Batllavës

Në kuadër të edicionit të tretë të Kayak Fest, organizatorët kanë prezantuar edhe sfidën e re sportive “Dardan’s Challenge”, një garë e përbërë nga disa etapa ku pjesëmarrësit do të përballen me prova të shpejtësisë, shkathtësisë dhe qëndrueshmërisë.
Sipas organizatorëve, sfida synon të sjellë një përvojë të re për pjesëmarrësit dhe të krijojë një atmosferë konkurruese gjatë festivalit, i cili do të mbahet nga 14 deri më 16 gusht 2026 në Liqenin e Batllavës.
“Një sfidë me disa etapa, ku shpejtësia, shkathtësia dhe dëshira për triumf vihen në provë deri në finish”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Për të marrë pjesë në garë, të interesuarit duhet të regjistrohen përmes formularit të aplikimit, të kenë biletën e Kayak Fest III dhe të jenë mbi moshën 18-vjeçare.
Organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të provojnë aftësitë e tyre në këtë sfidë dhe të garojnë për shpërblime.
“Eja provoje veten në Kayak Fest dhe shpërblehu”, thuhet në njoftimin e festivalit. /Telegrafi/
View this post on Instagram
A post shared by Kayak Fest Kosova (@kayak.fest.kosova) ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요