미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Rusët po varfërohen, oligarkët po pasurohen

Telegrafi - Lajme
Rusët po varfërohen, oligarkët po pasurohen

Rusia është futur në pesëshen e parë të vendeve në botë për nga numri i miliarderëve në dollarë dhe në dhjetëshen e parë për nga numri i milionerëve.

Sipas Raportit Global të Pasurisë, Rusia aktualisht ka 122 miliarderë.

Më shumë miliarderë kanë vetëm Shtetet e Bashkuara, Kina, India dhe Gjermania.

Gjatë vitit të fundit, në Rusi janë shfaqur 22 mijë milionerë të rinj në dollarë. Ky numër është më i lartë edhe se në Kinë, pavarësisht dallimit të madh në madhësinë e popullsisë.

Numri i rusëve jashtëzakonisht të pasur vazhdon të rritet, edhe pse vendi përballet me luftë, sanksione ndërkombëtare dhe rënie të standardit të jetesës për shumë qytetarë.

Ndërsa disa po rrisin pasurinë e tyre, të tjerë po përballen me rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.