오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스5건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Si fitoi Kosova më 22 korrik 2010 dhe pse është në qorrsokak 16 vjet më vonë?

Telegrafi - Lajme
Si fitoi Kosova më 22 korrik 2010 dhe pse është në qorrsokak 16 vjet më vonë?

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) theksoi në një ekspertizë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Instanca më e lartë juridike e OKB-së i dha përparësi të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Ministri i atëhershëm i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, kishte pritje të mëdha nga vendimi dhe rezultati qe një fiasko e vërtetë për Beogradin. Jeremiq e quante vendimin e GJND-së «moment të së vërtetës». Ky moment erdhi, por jo siç e kishte parashikuar Serbia. Kosova shënoi një fitore të rëndësishme juridike, Serbia u ballafaqua me një humbje të madhe.

Por çfarë prodhoi kjo fitore? U arritën disa njohje nga shtete të ndryshme, Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA. Njëkohësisht Kosova hyri në një spirale negociatash me Serbinë që u dëshmua si rrugë pa krye, me një BE më shumë si spektatore dhe moderatore neutrale se si ndërmjetësuese që respektonte gjendjen faktike dhe vendimin e GJND-së. Vendimi i GJND-së u zhvlerësua edhe nga debatet mbi «korrigjimin e kufijve» mes Kosovës e Serbisë.

Për dallim nga presidentët Bill Clinton dhe George W. Bush, të cilët e trajtuan me prioritet çështjen e Kosovës - i pari duke ndërhyrë ushtarakisht më 1999, i dyti duke e paralajmëruar shpalljen e pavarësisë gjatë vizitës së tij në Shqipëri në fillim të qershorit 2007 - qeveria e presidentit Barack Obama nuk tregoi ndonjë interes të theksuar ndaj Kosovës. Ndërsa Bush gjatë konferencës për media me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha në Tiranë më 10 qershor 2007 - në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit - kishte thënë se «besojmë se Kosova duhet të jetë e pavarur» dhe «në një moment, më shpejt se vonë, duhet thënë ‘mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur’», administrata e Obamës më shumë u përqendrua në themelimin e Gjykatës Speciale dhe në normalizimin e raporteve me Serbinë. Kjo u pa edhe gjatë vizitës së nënpresidentit Joe Biden më 2016 në Beograd dhe takimeve me liderin serb Aleksandar Vuçiq. Atëbotë Biden shprehu keqardhje për viktimat civile të ndërhyrjes së NATO-s, ndërsa Vuçiqi ia bleu një palë opinga në tregun e Beogradit.

Ardhja në pushtet e Donald Trumpit më 2017, pas fitores së zgjedhjeve më 2016, ndryshoi dukshëm situatën. Me Ballkanin dhe sidomos çështjen e Kosovës filluan të merren jo diplomatë me njohuri për rajonin, por tipa si Richard Grenelli. Këshilltari për Siguri Nacionale i Trumpit, John Bolton, tha në gusht të vitit 2018 se SHBA-të nuk do të kundërshtonin «korrigjimin e kufijve» mes Kosovës e Serbisë. Ndryshimi i kufijve dështoi pas rezistencës së disa shteteve të fuqishme europiane. Pasoi Marrëveshja e Washingtonit e shtatorit 2020. Ajo ishte një simulim i marrëveshjes me një përfitim për Kosovën: njohjen nga Izraeli. Pikat e tjera të marrëveshjes më shumë i ngjajnë një koncerti dëshirash dhe synimesh jorealiste, siç ishte linja ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. (Sa i përket njohjes nga Izraeli: Kosova e hapi Ambasadën në Jerusalem, në kundërshtim me politikat e BE-së, ndërsa Serbia premtoi para Trumpit se do e hapte Ambasadën në Jerusalem, por këtë nuk e bëri, sepse nuk donte të nevrikoste shtetet arabe).

Në 10 vitet e fundit Kosova më shumë është marrë me vetveten se sa me angazhime serioze për forcimin e shtetit. Mes viteve 2016-2021 qeveritë e përbëra nga PDK, LDK dhe AAK u kurthuan në mosmarrëveshje dhe mospajtime të thella lidhur me «korrigjimin e kufijve»: disa për, disa kundër, disa në betejë të ashpër me Vetëvendosjen, disa (si udhëheqja e LDK-së) duke e parë VV-në si partnerin e vetëm me të cilin mund të shporrej nga skena politike PDK (deri në vitin 2021 kjo ka qenë retorikë dominuese në LDK).

Mes viteve 2021-2026 qeveria e kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje dështoi t’i përshtatet rrethanave të reja gjeopolitike dhe ndryshimeve politike në Washingtonin e Donald Trumpit. Nuk u investua si duhet as në lobim, as në rritjen e kapaciteteve të përfaqësimit diplomatik në Washington.

Paralajmërime se situata në Washington ka ndryshuar kishte mjaft në këto 10 vite. Shoqëria amerikane është thellësisht e polarizuar. Republikanët e dikurshëm transatlantikë kanë gjithnjë e më pak ndikim, ndërsa lëvizja MAGA, e cila nën drejtimin e Trumpit ka futur nën kontroll partinë dikur krenare republikane, hedh poshtë pothuaj çdo gjë që përfaqëson Partia Demokratike, e cila gjithnjë e më shumë po bie nën ndikimin e të ashtuquajturës «lëvizje woke» me debate se sa duhet të ketë nevojtore në New York edhe për njerëz që nuk e kanë të qartë a janë burra apo gra.

Një rast ekstrem, por që është dashur ta alarmojë klasën politike të Kosovës, ka qenë një intervistë për CNN e ushtarakut amerikan Douglas Macgregor në vitin 2020, të cilin Trump deshi ta bënte ambasador në Berlin (dhe kësisoj pasardhës të Grenellit), por kjo dështoi pas rezistencës në Senat. Nën komandën e Wesley Clarkut, Macgregor shërbeu nga tetori i vitit 1998 deri në janar të vitit 2000 si drejtor i Qendrës së Operacioneve të Përbashkëta të NATO-s dhe përgjegjës për planifikimin e operacioneve të forcave të NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Në bisedë me CNN, Douglas Macgregor kritikoi intervenimin e NATO-s më 1999. Ai tha se si pasojë e ndërhyrjes kundër «serbëve ortodoksë të krishterë», Kosova iu dorëzua një «mafie myslimane të drogës». Kjo, sipas Macgregor, u paraqit si një histori suksesi e demokracisë. Duke folur për shqiptarët e Kosovës, Macgregor tha: «Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë miqtë tanë. Nuk do të jenë kurrë miqtë tanë. Ata janë të pashërueshëm në armiqësinë e tyre. Po flas për islamistët sunitë».

Një koment i së përditshmes amerikane «The Washington Post», i botuar më 5 gusht 2020, e cilësoi Macgregorin si një «fanatik racist» («a racist crackpot»). Sipas këtij komenti, ai është pro Putinit, kundër kancelares gjermane Angela Merkel dhe, sa i përket marrëdhënieve transatlantike, edhe më i keq se Richard Grenell.

Negociatat mes Kosovës e Serbisë i bënë edhe më skandaloze ndërmjetësi i BE-së Mirosllav Lajçak dhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell. Të dy vinin nga shtete që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në vitin 2026 Kosova gjendet në një qorrsokak si pasojë e mungesës së një ideje se si të përmbyllet, për shembull, rruga e hapur me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila, mes tjerash, parasheh krijimin e një bashkësie të komunave serbe në Kosovë. Klasa politike e Kosovës, përfshirë VV-në, e ka pranuar se ka obligime për të themeluar asociacionin e komunave serbe, por debati ka ngecur në fajësime të ndërsjella se kush ka negociuar më dëmshëm për Kosovën - opozita e tanishme kur ishte në pushtet apo qeveria e VV-së me marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023? Ata që e negociuan marrëveshjen e vitit 2013 dhe atëbotë thanë se Serbia de fakto pranoi pavarësinë e Kosovës, pas dy vitesh, më 2015, thanë krejt diçka tjetër: sipas tyre marrëveshja e 2013 nuk paskësh siguruar njohjen nga Serbia, por përmban brenda vetes rrezikun e krijimit të një "republike serbe" brenda Kosovës. Këto pirueta tregojnë joseriozitetin e klasës politike të Kosovës. Mësime nga e dështimet nuk janë nxjerrë.

Kosova ka hyrë në vitin e dytë me qeverisje emergjente (qeveri në detyrë), me zgjedhje të njëpasnjëshme dhe paaftësi të klasës politike për të themeluar institucione me legjitimitet të plotë. Duket se askujt nuk i bëhet vonë për asgjë, ndërsa Serbia është në ofensivë diplomatike në Washington, duke tentuar të bëhet pjesë e lëvizjes MAGA dhe duke joshur zyrtarë të administratës Trump me «argumentin» se Serbia në Kosovë ka luftuar përherë islamistët shqiptarë. Nga ky këndvështrim duhet parë edhe vizita e një kleriku amerikan dhe këshilltari joformal të Trumpit në Kosovë.

Agjendën e vizitës së tij e përgatiti Kisha Ortodokse Serbe, e cila me jo pak sukses është duke e plasuar në Perëndim propagandën se bashkësia ortodokse serbe në Kosovë është e rrezikuar. Autoritetet e Kosovës kanë vendosur t’ia lehtësojnë punën Kishës Serbe duke toleruar veprimtarinë në Kosovë të një mashtruesi nga Elbasani, i cili paraqitet si shef i njëfarë «Kishe Ortodokse të Kosovës». Vetë Kisha Ortodokse e Shqipërisë e quan personin Nikolla Xhufka mashtrues. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

4건 · 2개 매체
중도 성향 100%
2개 매체

“Vula” që s’ia ofroi konsolidimin ndërkombëtar Kosovës

KOHA.net - Lajme
중도 성향

Përvjetori i opinionit të GJND-së, Kurti: Forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Telegrafi - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Oficial: Costa Rica será sede de nuevo circuito regional de surf juvenil

Delfino.cr - Portada

Trump amenaza con atacar infraestructura civil iraní por cada agresión en Ormuz

Delfino.cr - Portada

Amman Vision Expands Waste Management Services to Include Shafa Badran and Al-Yarmouk

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Arrestohet një person në Merdare për pengim të zyrtarit policor

Telegrafi - Lajme

Një video virale çmend tifozët, Ferran Torres duket se e theu trofeun e Kupës së Botës

Telegrafi - Lajme

LSDM: Në vend të përgjegjësisë, OBRM-PDUKM po sulmon mjekët dhe profesorët për ujin në Gostivar

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.