Abdixhiku i mbijeton nismës për shkarkim, rikonfirmohet kryetar i LDK-së

ONP 요약
In a parliamentary session, the Democratic League of Kosovo (LDK) voted to keep Lumir Abdixhiku as its leader, defeating a motion to remove him. The vote, with 170 delegates in favor, followed a brief period of internal debate and a call for coalition talks with the Vetëvendosje movement.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten.
Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së.
Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Me këtë rezultat, Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve të pranishëm në Kuvendin e jashtëzakonshëm.
Kuvendi ishte thirrur me kërkesë të një grupi delegatësh, të cilët kërkuan shkarkimin e Abdixhikut pas rezultateve të fundit zgjedhore dhe zhvillimeve të brendshme në parti.
Gjatë punimeve të Kuvendit, Abdixhiku e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si "të gabuar, të pavend dhe të pakohë", ndërsa kundërshtarët e tij argumentuan se LDK-ja kishte nevojë për reflektim pas rezultateve zgjedhore.
Votimi i së enjtes konfirmon Abdixhikun si kryetarin e katërt në historinë e LDK-së që vazhdon mandatin në krye të partisë, pavarësisht sfidës së brendshme për largimin e tij./Telegrafi. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요