미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Policia e Prishtinës realizon 228 urdhëresa të gjykatës dhe sekuestron 13 armë zjarri

Telegrafi - Lajme
Policia e Prishtinës realizon 228 urdhëresa të gjykatës dhe sekuestron 13 armë zjarri

Zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të zbatimit të urdhëresave të gjykatës dhe rritjes së sigurisë publike.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara, janë realizuar gjithsej 228 urdhëresa të gjykatës.

Nga këto, 52 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër ka përfshirë kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe çështje të tjera procedurale.

Policia ka bërë të ditur se, pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.

Gjatë së njëjtës periudhë, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fushën e sigurisë, ku janë sekuestruar 13 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërsa, në kuadër të zbatimit të ligjit në komunikacion policia ka shqiptuar 4,416 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.

Nga këto raste, 688 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe veturave me radarë mobilë.

Policia e Rajonit të Prishtinës ka theksuar se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë me qëllim të forcimit të sigurisë dhe respektimit të ligjit. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.