미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Subaru ka gabuar në gjysmë milioni automjetesh

Telegrafi - Lajme
Subaru ka gabuar në gjysmë milioni automjetesh

Prodhuesi japonez i automjeteve Subaru ka tërhequr nga tregu më shumë se 541 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara, por arsyeja e këtij rikthimi është mjaft e pazakontë: një gabim në etiketën e informacionit të vendosur në fabrikë.

Problemi nuk lidhet me motorin, sistemin e frenimit apo ndonjë defekt mekanik. Gabimi është gjetur në etiketën e certifikimit të automjetit, ku ishte shënuar gabimisht kapaciteti maksimal i lejuar i ngarkesës në bosht (GAWR).

Tërheqja prek disa modele të Subaru-s, përfshirë Ascent (2019–2026), Forester dhe Forester Hybrid (2025–2026), si dhe Crosstrek Hybrid të vitit model 2026.

Automjetet konsiderohen teknikisht të sigurta, por etiketat duhet të zëvendësohen për të përmbushur kërkesat ligjore.

Subaru do t'u dërgojë pronarëve etiketa të reja korrigjuese, ndërsa ata që dëshirojnë mund të drejtohen edhe te serviset zyrtare për zëvendësimin pa pagesë.

Ky rast është një nga rikujtimet më të mëdha të automjeteve të shkaktuara jo nga një problem teknik, por nga një gabim administrativ dhe shtypi, duke treguar se edhe një gabim i vogël në dokumentacion mund të çojë në kontrolle masive të automjeteve. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.