general
중도 성향
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, dyshohet për viktima
Telegrafi - Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se aksidenti ka shkaktuar viktima, ndërsa raportohet edhe për persona të lënduar.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sipas raportimeve të para dyshohet se njëri prej tyre ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizjes, duke shkaktuar përplasjen.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa pritet që Policia e Kosovës të dalë me detaje lidhur me rastin.
Telegrafi ka tentuar të kontaktojë me Policinë Rajonale të Kosovës për Mitrovicë, ndërsa është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
관련 뉴스
3건 · 2개 매체중도 성향 100%
2개 매체
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.